Bashkim Fino kishte paralajmëruar gjatë një interviste të gjatë në TVSH që presidenti aktual i FSHF, Armando Duka do të dërgohej në prokurori për 12 shoqata që bëjnë pjesë në asamblene zgjedhore të kësaj federate, po që në fakt rrezultojnë të pa formalizuara dhe të pa rregjistruara në gjykatë. Dhe këtë deklaratë publike të Finos me sa duket e kanë bërë realitet mbështetësit e tij në garë. Sot administratori i klubit “Flamurtari”, Sinan Idrizi, ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim penal për kreun e FSHF-së, Armand Duka.
“Kemi bërë një kallëzim penal për shoqatat e paligjshme. Janë 12 shoqata të paregjistruara. Besoj se tani fjalën e ka Prokuroria”,- ka thënë Idrizi pas kallëzimit në Prokurori. Sot edhe trajneri i kombëtares Astrit Hafizi ka dëshmuar se ai nuk ka asnjë djeni se ekziston një shoqatë trajnerësh dhe se ai nuk ka votuar kurrë për organet e saj.
Por përsëri, pavarësisht nga gjendja informale ku e ka mbajtur Federatën Duka, duket sikur ndaj tij po përdoret vetëm armatim politik. Kërkesën për dërgimin e dosjes në prokurori e anunçoi Bashkim Fino, ajo po zbatohet nga një klub i lidhur me bashkinë socialiste të Vlorës dhe së fundi çështja po kërkohet të zgjidhet nga një prokurori që opozita e konsideron si të kapur nga politika. A janë të dukshme shenjat se kjo e fundit po ndikon në zgjedhjet e federatës së futbollit?/lapsi.al









