• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Plas” në Gjirokastër, njihuni me lokalin që ofron koktejle me emrin e Enver Hoxhës, Bimbashit, Ali Pashë Tepelenës apo burgut të 7 penxhereve (FOTO)

24/08/2022
“Plas” në Gjirokastër, njihuni me lokalin që ofron koktejle me emrin e Enver Hoxhës, Bimbashit, Ali Pashë Tepelenës apo burgut të 7 penxhereve (FOTO)

Përgjatë këtij sezoni veror Gjirokastra ka qenë një ndër qytetet më të vizituara nga turistët. Bizneset përpiqen vazhdimisht të rrisin standardin e shërbimit, të jenë konkurrues me çmimet, por edhe të jenë inovativë e të tërheqin vëmendjen. Së fundi një prej lokaleve në zonën e Pazarit prezanton për klientët e tij koktejlje që mbajnë emra interesantë e që lidhen me Gjirokastrën.

Remi Gega një ndër baristët më të mirë në qytet ofron te lokali “Babameto 2” koktejlin e quajtur “Diktatori Enver Hoxha”, “Bimbashi”, “Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, “Sokaku i të Marrëve”, “Princesha Argjiro”, “Ali Pashë Tepelena”, “Çerçiz Topulli”, “7 Penxheret” dhe “Kronikë në Gur”. I pyetur se përse ka vendosur t’i quajë pikërisht kështu, ai thotë se kjo është një mënyrë për të përmbledhur historinë e Gjirokastrës në 9 koktejle, pa fshehur natyrisht edhe faktin që kuriozon njerëzit dhe tërheq vëmendjen. Përbërja e koktejljeve është e ndryshme tregon Gega dhe secili ka elementët e tij të veçantë. Për shembull nëse i referohemi koktejlit që mban emrin e burgut famëkeq në kalanë e Gjirokastrës, “7 Penxheret”, ai është i përbërë nga whiskey, rumi, vodka, amaro, soda etj.

Për diktatorin Enver Hoxha përbërësi kryesor është gin hendrix dhe mente, ndërsa për koktejlin me emrin e heroit “Çerçiz Topulli” përbërëi kryesor është pija tradicionale shqiptare, rakia. “Bimbashi” të cilin sipas historisë Çeçua me çetën e tij e vranë në kalldrëm, ka për bazë tekilan, birrën, limonin etj. Për një bukuri si “Princesa Argjiro”, koktejli përgatitet me bazë lulen jasemin, vodka, ananas etj.

Për koktejlin që ka marrë emrin nga shprehja emblematike “Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, përbërësit janë vodka, borronica dhe limoni. Këto koktejle thotë baristi Rimi Gega kanë nisur të shërbehen në “Babameto 2” prej ditës së sotme si një produkt i ri në lokalin e tyre dhe interesi bashkë me kuriozitetin e parë të klientëve dhe sidomos turistëve të huaj është i lartë. Më poshtë lista e plotë e të 9-të koktejljeve me të gjithë përbërësit dhe shpjegimin përkatës. ©argjiroja.net 

Related Posts

Rama bën ironi: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë
Kryesore

Rama bën ironi: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë

25/02/2026
Bllokimi i juglindjes, ARRSH: Nuk ka ende afat për stabilizimin e rrëshqitjes
Kryesore

Bllokimi i juglindjes, ARRSH: Nuk ka ende afat për stabilizimin e rrëshqitjes

25/02/2026
Mësuesja dhunonte nxënësit, reagon Kumbaro: Nga sot, ajo nuk është më pjesë e trupës së mësuesve (VIDEO)
Kryesore

Mësuesja dhunonte nxënësit, reagon Kumbaro: Nga sot, ajo nuk është më pjesë e trupës së mësuesve (VIDEO)

25/02/2026
Arsenal armësh dhe drogë në shtëpi, arrestohet i riu në Përmet
Kryesore

Arsenal armësh dhe drogë në shtëpi, arrestohet i riu në Përmet

25/02/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Plagosja me armë në Mashkullorë, arrestohet autori

24/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë, vajza denoncon në polici zhdukjen e babait të moshuar

24/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Flamurtari ndërhyn në merkato, firmos mesfushori

Flamurtari pa trajner, Moriero nuk kthehet te kuqezinjtë

25/02/2026
Rama bën ironi: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë

Rama bën ironi: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë

25/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al