• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur! Do krijoj forcë të re politike

01/07/2025
Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur! Do krijoj forcë të re politike

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset vërtet për njerëzit.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social X, ai ka kritikuar sërish projektligjin e administratës Trump, që u bë mollë sherri mes tij dhe presidentit amerikan dhe çoi në përplasje të forta mes dikur ish-aleatëve të ngushtë.
Musk shkruan se projektligji në fjalë do rritë kufirin e borxhit në shifrën e paparë 5 trilionë dollarë dhe kjo ndodh pasi amerikanë jetojnë në vendin e “partisë së derrave të këqinj”.
“Është e qartë me shpenzimet marramendëse të këtij projektligji, i cili rrit kufirin e borxhit me një rekord prej PESË TRILIONË DOLLARËSH, se jetojmë në një vend me një parti – PARTIA E DERRAVE TË KËQIJ! Koha për një parti të re politike që kujdeset vërtet për njerëzit”, shkruan Musk.
Donald Trump u përgjigj me kërcënimin se “ndoshta ai (Musk) duhet të shkojë në shtëpi në Afrikën e Jugut”.
“Elon ndoshta duhet ta mbyllë biznesin e tij dhe të kthehet në atdheun e tij, Afrikën e Jugut”, tha Trump.
“Elon Musk e dinte, shumë kohë para se të më mbështeste me kaq forcë për presidencën, se unë isha kundër fuqimisht makinave elektrike të detyrueshme. Është qesharake dhe gjithmonë ka qenë një pjesë e madhe e fushatës sime. Makinat elektrike janë në rregull, por jo të gjithë duhet të detyrohen të blejnë një të tillë”, vijoi presidenti amerikan.
“Elon mund të marrë më shumë subvencione se çdo person tjetër në histori, dhe pa subvencione, Elon ndoshta duhet ta mbyllë biznesin e tij dhe të kthehet në atdheun e tij, Afrikën e Jugut.
Nuk do të ketë më lëshime raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike, dhe vendi ynë do të kursejë pasuri. Ndoshta duhet t’i kërkojmë DOGE-it ta marrë seriozisht në konsideratë këtë? DO TË KURSEJË SHUMË PARA!!!”, përfundoi presidenti amerikan postimin e tij.

Related Posts

Planet

Koncerti i Coldplay/ Kamera kap aksidentalisht CEO-n e martuar duke u përqafuar me vartësen e tij

17/07/2025
Dy të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike në Gaza, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez
Planet

Dy të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike në Gaza, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

17/07/2025
BE rrit buxhetin për vendet kandidate, ndër to edhe Shqipëria/ Kos: Unioni i vendosur për t’u zgjeruar
Planet

BE rrit buxhetin për vendet kandidate, ndër to edhe Shqipëria/ Kos: Unioni i vendosur për t’u zgjeruar

17/07/2025
Putin nuk tërhiqet pas ultimatumit të Trump/ Mediat: 160 mijë trupa në front, Rusia mund të nisë një …
Planet

Putin nuk tërhiqet pas ultimatumit të Trump/ Mediat: 160 mijë trupa në front, Rusia mund të nisë një …

17/07/2025
Rusia vijon sulmet, NATO: “Patriotët” janë gati për në Ukrainë
Planet

Rusia vijon sulmet, NATO: “Patriotët” janë gati për në Ukrainë

17/07/2025
“Rojtari i paqes 2025”, BE kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën
Planet

“Rojtari i paqes 2025”, BE kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

17/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

17/07/2025

Koncerti i Coldplay/ Kamera kap aksidentalisht CEO-n e martuar duke u përqafuar me vartësen e tij

17/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al