Një sherr masiv mes shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në San Bonico, në Piacenza, Itali. Si pasojë e konfliktit, një burrë, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka përfunduar në spital me vesh të këputur.
Ende nuk bëhen me dije motivet e zënkës me styre, ndërsa persnoni i dëmtuar është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar Policinë dhe kjo e fundit ka shoqëruar dy persona të përfshirë në ngjarje. Ndërkohë po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, si dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.