• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plasin gjyqet! Avokati i Milinkoviçit: Luftëtari e la tre muaj pa rrogë atë dhe lojtarët

23/08/2017
Plasin gjyqet! Avokati i Milinkoviçit: Luftëtari e la tre muaj pa rrogë atë dhe lojtarët

Është nxehur situata mes Mladen Milinkoviçit dhe ish-klubit të tij, Luftëtarit. Avokati i trajnerit të Kukësit, Stathis Natsinas, ka kontaktuar gazetën dje dhe ka denoncuar në emër të trajnerit disa parregullsi që kanë të bëjnë me procesin gjyqësor. Sipas tij, çështja ka shkuar në FIFA dhe FSHF nuk duhet të merret më me këtë çështje. Ndërkohë, Natsinas akuzon drejtuesit e klubit gjirokastrit se nuk i kanë shlyer trajnerit tri pagat e fundit. 

“Çështja e trajnerit Milinkoviç nga muaji korrik ka kaluar në FIFA. Së shpejti presim përgjigjen e FIFA-s dhe sipas kontratës së firmosur nga klienti ynë dhe klubi i Luftëtarit, FIFA është i vetmi organ që mund ta gjykojë këtë çështje. Neni 15 i kontratës së trajnerit dhe Luftëtarit e përcakton saktësisht këtë.

I bëjmë apel FSHF-së të mos merret me këtë çështje sepse e kemi informuar me kohë se nuk është në kompetencat e saj. Klubi i Luftëtarit që prej përfundimit të kampionatit nuk kontaktoi as trajnerin dhe as ne si përfaqësues ligjorë dhe mbi të gjitha nuk iu përgjigj as telefonatave dhe as e-maileve tona për të na informuar se kur do të likuidojë rrogat e trajnerit për muajt: prill, maj dhe qershor.

Gjithashtu, nuk na ka informuar për premion që duhej të merrnim për qëndrimin në Superiore si dhe për një premio që është premtuar në fund të fazës së tretë nga klubi. Nuk bëhet fjalë vetëm për trajnerin Milinkoviç, por këto rroga nuk janë marrë gjithashtu nga zv.trajnerët Marko Jovanoviç, Dhimitri Musiaris dhe Vasil Papa.

luftetari Zahmatkesh

Po ashtu klubi nuk ka paguar futbollistët Bojom, Rexhinaldo, Mutumane, Bengui dhe Topi. Ju bëjmë me dije se nga java tjetër edhe çështja e zv/trajnerëve dhe këtyre futbollistëve do të kalojë në FIFA. Janë edhe gjëra të tjera që do të dalin më vonë, por edhe kaq sa thashë, nuk donim t’i publikonim, por jemi të detyruar të mbrojmë trajnerin Milinkoviç dhe stafin e tij nga keqinformimi i qëllimshëm i drejtuesve të Luftëtarit”, deklaroi Natsinas.

Ndërkaq, vetë trajneri serb deklaroi për gazetën: “Shkova si zotëri dhe u largova si zotëri te Luftëtari. I uroj suksese ekipit”./panorama sport

Related Posts

Raphinha show, Barcelona feston në Sevilla
Sport

Raphinha show, Barcelona feston në Sevilla

19/09/2026
Sot zyrtarizimi, dy goditjet e mëdha të Dinamos në merkato kalojnë testet – Balkanweb.com – News24
Sport

Kthim në kohë për Dinamon, start njëlloj si në sezonin kur e nisi pretendent për titull e thuajse e hodhën nga kategoria

19/09/2026
VIDEO/ “Buzëqesh” Dinamo, thyen Laçin
Sport

VIDEO/ “Buzëqesh” Dinamo, thyen Laçin

19/09/2026
VIDEO/ 4 gola në supersfidën e Serie A, Inter dhe Roma bëjnë paqe
Sport

VIDEO/ 4 gola në supersfidën e Serie A, Inter dhe Roma bëjnë paqe

19/09/2026
FOTO/ E veçantë në Superiore, tifozët e Vorës hapin mesazhin emocionues para sfidës me Skënderbeun – Balkanweb.com – News24
Sport

FOTO/ E veçantë në Superiore, tifozët e Vorës hapin mesazhin emocionues para sfidës me Skënderbeun

19/09/2026
FOTO/ E veçantë në Superiore, tifozët e Vorës hapin mesazhin emocionues para sfidës me Skënderbeun – Balkanweb.com – News24
Sport

FOTO/ E veçantë në Superiore, tifozët e Vorës hapin mesazhin emocionues para sfidës me Skënderbeun – Balkanweb.com – News24

19/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skema e tjetërsimit të pronave, si u regjistruan 71 Ha me dokumenta të falsifikuara

Skema e tjetërsimit të pronave, si u regjistruan 71 Ha me dokumenta të falsifikuara

20/09/2026

Kapen cigare kontrabandë në Kakavijë, procedohet shoferi i autobusit, nën hetim edhe doganierët

20/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al