Para pak muajsh u lajmërua se në qarkullim do hynte edhe kartëmonedha me vlerë 10.000 lekë, por vetëm kaq. Ndërsa së fundmi Banka e Shqipërisë ka njoftuar se, kjo kartëmonedhë është emetuar dhe si mjet pagese do hyjë në qarkullim në vitin 2020, praktikisht dy vite më vonë.
Për momentin kartëmonedha 100 mijë lekëshe është në fazën e dizenjimit dhe konfigurimit. Por, vitin e ardhshëm në qarkullim do futen prerjet e reja të kartëmonedhave ekzistuese 200 lekë, 500 lekë dhe 1000 lekë. Ky ndryshim është duke u bërë me qëllim rritjen e sigurisë së tyre dhe rritjen e pamundësimit të falsifikimit.
Cila do jetë tematika e kartëmonedhës së re? Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi teknikën që do pasqyrohet tek monedha 10.000 lekë dhe në të do jetë figura e poetit shqiptar Asdreni bashkë me një kombinim të flamurit tonë kombëtar dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshir’ e një qëllim”./JOQ.al/









