• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Po ktheheni nga plazhi? Kujdes nga dronët e Policisë Rrugore, 42 shoferëve iu është hequr patenta

23/08/2020
Po ktheheni nga plazhi? Kujdes nga dronët e Policisë Rrugore, 42 shoferëve iu është hequr patenta

Policia e Shtetit ka dalë në aksion në akset kryesore rrugore dhe po zhvillon kontrolle të shumë automjeteve që po kthehen nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se dronët dhe radarët po vëzhdojnë shumë automjete dhe po japing ‘sinjale’ në rast shkejeles së rregullave të qarkullimit rrugor. Për pasojë, 42 drejtuesve mjetesh, iu ëhstë hequr leja e drejtimi, pasi 31 prej tyre kanë ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa 11 të tjerë, kanë konsumuar alkool më tepër se sasia e lejuar. Ndërkohë, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 197 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor. Janë vendosur 234 masa për përdorim të celularit, 79 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 36 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Njoftimi nga Policia e Shtetit.

Vijon kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë. Në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks të shtuar, por të rrjedhshëm. Deri tani nuk ka pengesa apo bllokim të lëvizjes. Në disa akse apo segmente fluksi është autokolonë. Në të gjitha akset rrugore nacionale Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, si dhe po monitoron me dronë parakalimet e gabuara dhe me radarë shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Deri në këto momente në të gjitha akset rrugore nacionale janë evidentuar 31 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit. Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 197 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor. Njëkohësisht, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore, kanë konstatuar lëvizje të çrregullta në rrugë apo manovra të rrezikshme dhe kanë ndaluar 24 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, ku pas alkooltesteve ka rezultuar se 11 prej tyre drejtonin mjetet nën ndikimin e alkoolit, me masa alkooli që varionin nga 0.25 mg/l deri në 0.44 mg/l, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit. Nga patrullat e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore janë vendosur 234 masa për përdorim të celularit, 79 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 36 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të mos kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative në rast fluksi dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore.

Related Posts

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Dogji metalet në biznesin e tij duke shkaktuar ndotje, nën hetim 48-vjeçari në Gjirokastër

05/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Punëtori i aksidentuar në Gjirokastër, 3 të arrestuar

05/03/2026
Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri
Kryesore

Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

05/03/2026
Qeveria bën gati një tjetër rritje të taksës mbi naftën, pritet shtrenjtim i çmimit
Kryesore

Lufta në Lindjen e Mesme, nis rritja e çmimit të naftës edhe në Shqipëri

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Caktohet masa e paraburgimit për Mossin dhe dy personat e tjerë

Caktohet masa e paraburgimit për Mossin dhe dy personat e tjerë

05/03/2026
Harry Styles flet për humbjen e Liam Payne: Është shumë e vështirë

Harry Styles flet për humbjen e Liam Payne: Është shumë e vështirë

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al