Man.United rikthehet në Champions, me “djajtë e kuq” që triumfojnë me “poker” golash përballë Sabah Baku. Gjithçka e thjeshtë për djemtë e Carrick, ku në “Old Trafford” gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 27-të me Mathues Cunha, i shërbyer në mënyrë perfekte nga Doku.
Azerët e kishin të vështirë t’i bënin ballë “djajve të kuq” pasi në minutën e 42-të Tielemans futi një top të pastër në zonë, aty ku Bruno Fernandes shtyu topin në portën e boshatisur. Man.United nuk u mjaftua me kaq, pasi në fundin e pjesës së parë ishte Sesko që trefishoi shifrat.
Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, me United që jo vetëm menaxhoi me qetësi sfidën ndaj Sabah, por në 68-ën ishte Lisando Martinez që sigloi rezultatin në 4-0.
Michael Carrick, trajneri i Man.United, shijon këtë fitore të pastër dhe mbi të gjitha lojën që dhuroi ekipi i tij: “Arritëm atë që synonim, një paraqitje të mirë, si individualisht dhe kolektivisht, nga fillimi deri në fund. E mbajtëm portën të paprekur, shënuam gola dhe luajtëm një futboll të bukur dhe emocionuese. Ishte një mbrëmje e shkëlqyer në çdo aspekt”, u shpreh Carrick.







