• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Polici në Kakavijë i reziston ryshfetit, ndalohet i riu që i futi 50 € brenda pasaportës

19/02/2023
Polici në Kakavijë i reziston ryshfetit, ndalohet i riu që i futi 50 € brenda pasaportës

Një 31-vjeçar është proceduar nga policia në Kakavijë, pasi ka tentuar të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, për të dalë nga vendi ynë, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të RSh-së, i kanë kërkuar shtetasit A. Xh., pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit. Shtetasi A. Xh. e ka dorëzuar pasaportën me një kartmonedhë 50 euro në brendësi të saj, me qëllim korruptimin e punonjësit të Policisë Kufitare, për ta lejuar këtë shtetas të kalojë kufirin, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm në zonën Schengen.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, për të dalë nga vendi ynë, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen, procedohet penalisht 31-vjeçari.

Punonjësit e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë konstatuar një rast tjetër të paligjshmërive në këtë fushë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të RSh-së, i kanë kërkuar shtetasit A. Xh., pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit. Shtetasi A. Xh. e ka dorëzuar pasaportën me një kartmonedhë 50 euro në brendësi të saj, me qëllim korruptimin e punonjësit të Policisë Kufitare, për ta lejuar këtë shtetas të kalojë kufirin, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm në zonën Schengen.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 31 vjeç, banues në fshatin Gali, Berat, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Vetëtima shkakton zjarr në Gjirokastër
Kryesore

E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në mal

28/06/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet në Berat!

28/06/2026
Bëri sherr me shefen e Burimeve Njerëzore, përjashtohet nga nga Policia e Shtetit ish-drejtori Gentian Berberi
Kryesore

Bëri sherr me shefen e Burimeve Njerëzore, përjashtohet nga nga Policia e Shtetit ish-drejtori Gentian Berberi

28/06/2026
Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve thyen këmbën
Kryesore

Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve thyen këmbën

28/06/2026
Thirrje ekstremiste në protestë: Rama do varur në litar, jo në burg se e mbajmë me taksa
Kryesore

Thirrje ekstremiste në protestë: Rama do varur në litar, jo në burg se e mbajmë me taksa

27/06/2026
Bënja, Rama reagon sërish: Algoritmi i urrejtjes tentoi të krijonte një vatër të re nxitjeje
Kryesore

Bënja, Rama reagon sërish: Algoritmi i urrejtjes tentoi të krijonte një vatër të re nxitjeje

27/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vetëtima shkakton zjarr në Gjirokastër

E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në mal

28/06/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Tërmet në Berat!

28/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al