• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia bën ‘namin’ në fundjavë: 22 shoferë në pranga, 5 mijë gjoba (VIDEO)

30/09/2019
Nuk iu bindën urdhërit të policisë Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori

Është kthyer në ritual tashmë plani i masave që policia e Shtetit merr çdo fundjavë me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kështu, ka ndodhur edhe këtë javë, ku siç njofton policia e Shtetit janë arrestuar 22 shoferë, janë pezulluar 94 patenta, si edhe janë vendosur rreth 5 mijë gjoba. Në njërin nga rastet, policia ka konstatuar një shofer të dehur, i cili pasi i ka fryrë tubit ka rezultuar se ka qenë 0.75 mg/l nën ndikimin e alkoolit.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore.Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin: 22 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të arrestuar, 94 leje drejtimi të pezulluara dhe 4 671 masa administrative të vendosura.

208 denoncime nga qytetarët për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, gjatë fundjavës Policia Rrugore në të gjithë vendin ka ushtruar kontrolle duke përdorur drager e radarë, si dhe duke aplikuar monitorimin e qarkullimit me punonjës civilë të Policisë Rrugore.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin u angazhuan 951 punonjës të Policisë Rrugore dhe gjatë kontrolleve duke përdorur aparatin drager u evidentuan dhe u arrestuan 14 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 persona për drejtim mjeti apo motomjeti pa Leje Drejtimi.

Kontrollet kanë vijuar edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo për shpejtësi tej normave të lejuara, gara shpejtësie, qarkullim në sens të kundërt, shkelje që ndëshkohen me tërheqje të Lejes së Drejtimit dhe dërgimin në OASH.

Ne funksion te kontrolleve te dedikuara janë pezulluar 94 Leje Drejtimi, nga këto: 34 për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 31 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 29 për shkelje të ndryshme.

Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 197 drejtues mjetesh që qarkullonin pa vendosur rripin e sigurimit, 131 pa vendosur kaskën mbrojtëse.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 658 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 770 drejtues për parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjithashtu, janë vendosur 1 468 masa për parkime të gabuara, 47 për mungesë siguracioni, 87 për xhama të zi dhe 1 105 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjatë fundjavës, vetëm si rezultat i denoncimit të qytetarëve janë vendosur 208 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Policia rrugore falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin dhe fton cilindo që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të kodit rrugor dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, por dhe për këmbësorët që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al