Në mes të një situate të tensionuar politike, kur Ilir Meta e ka detyruar publikisht Edi Ramën të marrë një vendim të vështirë, ndërhyn policia e Tiranës. Nga zyra e shtypit e Policisë së Tiranës ka dalë një njoftim, që ngjan me një provokim nervash për LSI.
Njoftimi i shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit, thotë se është arrestuar Ilir Meta. Në fakt nuk bëhet fjalë për atë të LSI, por për një 54-vjeçar që u kap në flagrancë duke rroba në një dyqan.
Njoftimi i policisë, që pa dyshim provokon qetësinë, aq të predikuar nga selia e LSI, është si më poshtë:
“Më datë 03.04.2017, u arrestua shtetasi Ilir Meta, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, në rrugën e “Dibrës”, është konstatuar duke vjedhur rroba të ndryshme, në dyqanin e shtetases L.C. Nga veprimet hetimore rezultoi se, ky shtetas është autor i ngjarjeve të ndodhura më datë 21.03.2017 dhe 30.03.2017.”
Nuk dihet nëse shpërndarja e këtij njoftimi nga zyra e shtypit e Policisë së Tiranës është bërë me urdhër nga lart. E sigurtë është që ka zgjedhur një moment jo të mirë për ta nxjerrë në media, pasi koalicioni po lundron në ujëra të trazuara. Ilir Metës nuk është hera e parë që i kujtojnë burgun, pork jo nuk e ka zbutur kryetarin e forcës së tretë në vend.