Policia greke ka pikasur nje valixhe te dyshimte ne nje kompani transporti ne Rodho.
Sipas mediave greke, efektivet kane pritur deri sa aty kane ardhur dy shqiptare ta marrin.
Brenda saj policia ka gjetur gjysem kg kokaine (507 gram) dhe ka vene ne pranga ne befasi shqiptaret 32 dhe 34-vjecare, emrat e te cileve nuk dihen.
Droga thuhet se ishte futur ne nje DVD player. Pas arrestimit, Policia ushtroi kontroll edhe ne banesen e tyre ku u gjet dhe sekuestrua edhe 100 gram kokaine dhe 240 euro, 1 peshore dhe 1 shkop bejsbolli. Nuk dihet se nga vinte valixhja e mbushur me drogë.










