• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia jep 10 mijë euro shpërblim nëse dërgoni informacion për këta persona

03/07/2019
Policia jep 10 mijë euro shpërblim nëse dërgoni informacion për këta persona

Policia e Shtetit vendos si shpërblim shumën e 10 mijë euro për këdo që jep informacione që çojnë në gjetjen dhe arrestimin e tre personave kryesorë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Bëhet fjalë për vëllezërit Klement Çala, 31 vjeç dhe Eldi Çala, 34 vjeç, si dhe Talo Çela, 48 vjeç. Të tre shtetasit janë banues në Elbasan.

“Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka ndaluar për grabitjen e 9 prillit 6 persona si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën penale. Në grabitjen e Rinas u vra në shkëmbim zjarri me policinë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes në aeroport. 

Njoftimi i Policisë së Shtetit
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit në muajin prill 2019.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, ku si rezulat i punë së bërë nga Grupi i posacëm Hetimor, janë ndaluar 6 persona si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën penale..

Po në vijim të punës falë veprimeve hetimore të kryera Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, për tre shtetasit:

Klement Çala, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Eldi Çala, 34 vjeç, banues në Elbasan

Talo Çela, 48 vjeç, banues në Elbasan.

Të tre këta shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

Policia e Shtetit për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në gjetjen dhe kapjen e këtyre personave, ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë Euro. Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al