• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia ‘kthen përmbys’ Vlorën për “shtëpi bari”, kontrollohen rreth 300 objekte

11/02/2022
4 muaj të mbyllur në një “shtëpi bari”, arrestohen 3 të rinj shqiptarë në Spanjë

Nga aksioni anti-drogë i nisur me bujë ditën e sotme në Vlorë, nuk është sekuestruar asnjë rrënjë kanabisi. Mesohet se policia ka bastisur rreth 300 objekte, por nuk ka konstatuar bime narkotike. Në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 80 forca policie dhe 3 grupe FNSJ. Operacioni u shtri kryesisht në Selenicë dhe Himarë.

Kontrollet për drogë janë shtrirë në të gjithë vendin. Pasditen e sotme policia e Tiranës ka zbuluar një shtëpi që përdorej si bazë për prodhimin dhe magazinimin e lëndëve narkotike në Ndroq. Bëhet fjalë për një ndërtesë, në brendësi të së cilës është gjetur lëndë narkotike të mbjellura si edhe të gjitha aparaturat e tjera të përshtatshme për kultivimin e kanabisit.

Policia nuk ka gjetur askënd në shtëpi, ndërsa janë shoqëruar dy punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre pasi nuk kanë njoftuar për sasinë e madhe të energjisë që konsumohej për shkak të llampave të fuqishme.

Pas një urdhri të dhënë nga drejtori i policisë Gledis Nano aksioni do vijojë edhe në ditët në vijim në të gjitha qarqet, nga ora 9:00 deri në orën 16:00.

Në terren do të dalin edhe punonjësit e sektorëve dhe seksioneve të tjera dhe jo vetëm ata të narkotikëve. Sipas urdhrit, kontrollet do të zhvillohen në banesa, objekte të mbyllura, sera, depo, magazina, tunele, ish reparte ushtarake, ish depot e rezervave shtetërore, shtëpi të braktisura, stane e stalla. Për policinë këto ambiente shfrytëzohen individë apo grupe kriminale për kultivimin e bimëve narkotike apo përgatitjen e mbjelljes së fidanëve të drogës.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Demi Lovato anulon koncertet për arsye shëndetësore

Demi Lovato: Më parë hyja në dyqanin ushqimor dhe qaja

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al