• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Politikani ‘fringo i ri’ Vangjel Tavo: Në 8 vite të Rilindjes qarku Gjirokastër është varfëruar (Për 4 vite ishte vetë pjesë e Rilindjes)

14/03/2021
Politikani ‘fringo i ri’ Vangjel Tavo: Në 8 vite të Rilindjes qarku Gjirokastër është varfëruar (Për 4 vite ishte vetë pjesë e Rilindjes)

Nga Vangjel Tavo

Asgjë nuk e ndal NDRYSHIMIN E MADH të 25 prillit! 25 prilli nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh – është ZGJIDHJE për qarkun e Gjirokastrës dhe mbarë vendin. Më 25 prill ose shkojmë më thellë greminës ose nisim të rrisim mirëqenien e familjeve të thjeshta. Dhe zgjedhja e familjeve të thjeshta do jetë e ardhmja dhe jo e shkuara. Në 8 vite të Rilindjes, Qarku i Gjirokastrës më i varfër dhe mjeruar se kurrë. Janë larguar banorët, shpopullim për shkak të varfërisë. Papunësi ekstreme. E lanë Gjirokastrën një bombë biologjike gjatë pandemisë. E kthyen Gjirokastrën qëllimisht në një xhep gjeografik.

Unë jam përkushtuar personalisht për ngritjen e sa më shumë institucioneve dhe drejtorive në qarkun tonë në mënyrë që zona të zhvillohej dhe të kishte punësim. Por Rilindja Largoi: Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë – Drejtorinë Rajonale të Arsimit – Arkivin; Inspektoriatin Shtetëror Teknik Industrial – Drejtorinë e Peshëmatjeve (DPM) – Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit (ISHMPUT), – shërbimin e Extensionit (këshillimit të fermerëve) Së fundmi Spitalin në Gjirokastër duke e kthyer bashkiak – Po planifikohen dhe institucione të tjera që do t’ia heqin Gjirokastrës si Gjykata e Apelit, etj.

Ky është plan papunësie dhe izolues. Qarku i Gjirokastrës nuk mund të shndërrohet në një xhep e provincë të humbur. Unë premtoj publikisht dhe do e mbaj atë fjalë për fjalë, që do i kthej të gjitha institucionet e larguara në qarkun e Gjirokastrës dhe të rikthehen vendet e punës që i takojnë këtij qarku. Jo vetëm kaq – do hapim vende pune për profesionistët – ata me arsim profesional, – sa më shumë vende pune për të gjitha kategoritë që familjet të dalin nga varfëria. Asnjë punonjës i administratës nuk do largohet nga puna – por vetëm ata që u bëjnë presione dhe shantazhe për vota.

U bëj apel socialistëve të thjeshtë – mos lejoni t’ju fyejnë më – bashkohuni me ne. Rilindja nuk përfaqëson familjet e thjeshta por vetëm oligarkët. Dilni të gjithë e votoni më 25 prill. Mos votoni deputetët turistë që nuk ju njohin as emrin e jo më hallet tuaja. Ata vijnë vetëm çdo 4 vjet për t’ju gënjyer e marrë votën pastaj ju harrojnë. 25 prilli është ditë ku shprehet zemërimi i vuajtjes suaj. Por edhe dita për të ndërtuar të ardhme më të mirë me më shumë punësim, zhvillim dhe mirëqenie.

Related Posts

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon
Kryesore

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

25/06/2026
Kryesore

Në ditën e 25-të të protestës, reagon Presidenti: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

25/06/2026
“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…
Kryesore

“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…

25/06/2026
Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!
Kryesore

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

23/06/2026
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Elisa Spiropali ka një poezi për ata që e sulmojnë: Lexojeni kur t’ju merren mënd…

23/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

Rama për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

23/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rekord milionash: Tronditet Interi, Reali dhe rivalët e Seria A i prishin punë për yllin e Argjentinës

Rekord milionash: Tronditet Interi, Reali dhe rivalët e Seria A i prishin punë për yllin e Argjentinës

26/06/2026
Klopp shpërthen pas humbjes së Gjermanisë: Një katastrofë e vërtetë

Klopp shpërthen pas humbjes së Gjermanisë: Një katastrofë e vërtetë

26/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al