• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Polonia dhe Hungaria, mesazhi nga Euro 2020 për Shqipërinë

24/06/2021
Polonia dhe Hungaria, mesazhi nga Euro 2020 për Shqipërinë

Me kuqezinjtë që kanë marrë pushimet në pritje të nisjes së përgatitjeve me skuadrat respektive, është një Europian për t’u shijuar nga TV, por edhe për t’u mbajtur shënime. Kanë dalë nga faza e 1/8-ave kundërshtarët tanë në eliminatoret e Botërorit, Polonia dhe Hungaria, rivalë me të cilët do të ndeshemi në shtator, por pavarësisht eliminimit, e kanë dhënë nëpërmjet paraqitjeve të tyre një mesazh të qartë paralajmërues për trajnerin Edi Reja, se asgjë nuk do të jetë e lehtë.
Hungaria, skuadra që ishte konsideruar si viktima e gatshme për t’u sakrifikuar në Grupuin F, atë të vdekjes, barazoi me Gjermaninë dhe Francën, dy prej skuadrave me të kuotuara të Kontinentit.
Paraqitje në kufijtë e heroikes, shtangën “Panzerat” në Mynih e madje ishin shumë pranë një fitoreje që do të mahniste Europën. Me mungesën e një lojtari të rëndësishëm, “yllit” të Leipzigut, Szabozlai, demonstruan se, përveç individëve të rëndësishëm, portierit Gulacsi dhe qendërmbrojtësit Willi Orban të Leipzigut, sulmuesit të Freiburgut Roland Sallai dhe atë të Mainzit Adam Szalai, mbi të gjitha kanë një grup luftarak, të disiplinuar taktikisht dhe të gatshëm të luftojë deri në fund.
U mundën nga Portugalia, por ishte një disfatë e pafat, pasi pësuan gol vetëm në minutën e 83-të, kur luzitanët e Ronaldos ishin në vështirësi serioze dhe për ta zhbllokuar ndeshjen u shërbeu një gol me dy devijime, në asist dhe finalizim.
Ndaj tyre nuk do të jetë e lehtë e po ashtu ndaj Polonisë. Ndaj Shqipërisë ndoshta do të kenë edhe dy “yje” që munguan në Europian, Milik e Piatek, por ndërkohë kanë një Lewandowski që jep shpirtin në fushë dhe është gati të marrë përsipër skuadrën kur bëhet fjalë për kombëtaren. Dy gola dhe dy shtylla në ndeshjen e fundit, ku rikuperuan nga 2-0 në 2-2 ndaj Suedisë, duke e bërë fundin e sfidës një “thriller” të vërtetë, duke kërkuar fitoren në minutat e fundit. Ndonjëherë shfaqen në kaos, por dinë të sulmojnë.
Polonia, pavarësisht 3 golave të shënuar nga vetëm Leva, ka një lidhës repartesh si Zielinski, një lojtar me eksperiencë si Glik, portierin e Juves Szczesny. Barazuan edhe ndaj Spanjës, një skuadër që, edhe pse jo me shkëlqimin e dikurshëm, mbetet ndër më të mëdhatë e Europës. Nuk është pak.
Polonia dhe Hungaria janë dy kundërshtarë të forte, që, me paraqitjet e tyre në Europian, duhet t’u kenë dhënë një mesazh të qartë kuqezinjve. Për të bërë rezultat ndaj tyre, në shtator, duhet dhënë më shumë se 100%, për momentin, duke krahasuar paraqitjet e fundit, të tyret dhe tonat. Janë më lart se ne, Shqipërisë do t’i duhet të futet në fushë me shpirtin e sakrificës, e ndoshta me shpresën që Polonia e Hungaria të jenë velur disi nga Europiani për të bërë rezultat në shtator./SuperSport/

Related Posts

Goditja më e rëndë! Tradhtia e radhës te Kombëtarja, konfirmohet zgjedhja përfundimtare e Kurtulan – Balkanweb.com – News24
Sport

Goditja më e rëndë! Tradhtia e radhës te Kombëtarja, konfirmohet zgjedhja përfundimtare e Kurtulan

06/11/2026
Goditja më e rëndë! Tradhtia e radhës te Kombëtarja, konfirmohet zgjedhja përfundimtare e Kurtulan – Balkanweb.com – News24
Sport

Goditja më e rëndë! Tradhtia e radhës te Kombëtarja, konfirmohet zgjedhja përfundimtare e Kurtulan – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Kategoria Superiore Vajza/ Java e 6-të luhet këtë fundjavë, spikat përballja Vllaznia – Apolonia
Sport

Kategoria Superiore Vajza/ Java e 6-të luhet këtë fundjavë, spikat përballja Vllaznia – Apolonia

06/11/2026
Oferta tunduese që bindi sulmuesin, si përfitoi Kosova dhe e mori nga Shqipëria
Sport

Oferta tunduese që bindi sulmuesin, si përfitoi Kosova dhe e mori nga Shqipëria

06/11/2026
Maran vlerëson statistikat e Shqipërisë: Kryesojmë Ligën C në disa tregues, jemi më të mirët në…
Sport

Maran vlerëson statistikat e Shqipërisë: Kryesojmë Ligën C në disa tregues, jemi më të mirët në…

06/11/2026
Ishim me mendje te Finlanda – Balkanweb.com – News24
Sport

Maran mesazh të qartë lojtarëve: Kush vesh fanellën e Shqipërisë, duhet të jetë krenar!

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al