• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Porosia e armëve, policia greke përgjonte prej muajsh “mafien shqiptare”

08/08/2017
Porosia e armëve, policia greke përgjonte prej muajsh “mafien shqiptare”

Gjatë një operacioni në orët e para të mëngjesit të së hënës, policia greke zbuloi pranë kufirit me Shqipërinë një sasi armësh e municionesh, të cilat do të trafikoheshin në Greqi.

Agjentët grekë identifikuan tre persona që po ecnin në këmbë në një zonë pyjore dhe mbanin 3 çanta. Por, sapo këta të fundit panë policinë, braktisën çantat dhe u larguan me vrap drejt Shqipërisë duke përfituar nga errësira dhe terreni malor. Burime policore thonë për të përditshmen “Kathimerini” se agjentët grekë kishin marrë informacione prej disa muajsh që përmes kufirit shqiptaro-grek trafikoheshin armë.

“Ne po prisnim mundësinë e duhur për të identifikuar dhe kapur trafikantët”, thotë një oficer policie për gazetën greke.

Sipas informacioneve të policisë helene, 3 shqiptarët e dyshuar ishin nisur nga një fshat afër kufirit dhe porosinë e armëve do ta dorëzonin në Janinë tek bashkëpunëtorët e tyre.

“Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që ata përpiqen të trafikojnë armë”, thotë agjenti i policisë që preferon të mbetet anonim.

“Kathimerini” shkruan gjithashtu se për këtë ngjarje është angazhuar edhe departamenti i anti-terrorizmit në Greqi. Armët do t’i nënshtrohen testeve balistike për të vërtetuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Hetuesit kanë dyshime se kjo linjë e trafikut të armëve nga Shqipëria në Greqi mund të ketë dërguar edhe municione e eksploziv tek bandat që veprojnë në Athinë, ku muajt e fundit ka patur sulme me armë e tritol.

Në çantat e braktisura nga trafikantët u gjetën 3 kallashnikovë, 11 granata difensive, 5 pllaka tritoli, 33 detonatorë dhe 1593 fishekë. Nga ekzaminimet e kryera deri tani nga autoritetet greke, rezulton që këto armë janë me origjinë kineze. /tvklan.al

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al