• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pragfestash në Gjirokastër, pandemia dikton blerjet dhe konsumin

14/12/2020
Pragfestash në Gjirokastër, pandemia dikton blerjet dhe konsumin

Në Gjirokastër e vetmja atmosferë që lidhet me festat është dekori i fundvitit. Përtej kësaj bizneset janë më të stepura për të festuar e për të ofruar produkte. Furra 200 vjeçare e Premtos më e njohura në pazarin e Gjirokastrës që traditcionalisht pjek bakllavatë dhe tavat e fundvitit ende nuk e ka filluar këtë funksion festiv madje as porositë nuk kanë qenë aktive gjatë dhjetorit.

“Këtë vit atmosfera ndihet shumë e vakët, shumë e ftohtë, qoftë për pjekjet. Unë vjet në këtë kohë kisha filluar me bakllavatë dhe fillonin porositë që në datën 1, kësaj rradhe as porosi dhe as pjekje. Deri tani asgjë. Ne thjesht e mbajmë hapur sepse na vjen keq e për festa furra duhet të jetë e hapur”

Vizitorët janë të paktë në pazar megjithatë ata shprehin interes për të vizituar çdo gjë ne lokale që lidhet me traditën madje edhe dhuratat synojnë të lidhen me atë çfarë prodhohet lokalisht.

“Shportat e dhuratave për Vitin e Ri njerëzit kanë filluar ti bëjnë me prodhimet vendase. Çdo vit e më shumë ka vëmendje për produktet lokale për shkak edhe të situatës. Sigurisht që ka një zbehje por ne po mundohemi ta nxisim shpirtin e festës, bëjmë zbukurime, shporta, edhe pazari duke qenë se është zbukuruar njerëzit vijnë edhe për foto.”

Përgjatë situatës së ngarkuar me infektime përgjatë muajit nëntor, Gjirokastra pësoi një rënie të numrit të të infektuarve në fillim të Dhjetorit. Njerëzit priren që të shëtisin në grupe të vogla dhe tashmë i drejtohen pazarit më shumë për tu fotografuar me dekorin e fundvitit sesa për tu ndalur në bare e restorante. Një pjesë e bizneseve janë përpjekur të gjejnë zgjidhje kreative për të ofruar shërbim tani në mjediset e jashtme e pavarësisht ditëve të ftofta kjo është preferuar nga qytetarët./ TCh.

Related Posts

Protesta/ Mbështetësit e PD zhvendosen drejt Ministrisë së Arsimit
Kryesore

Protesta/ Mbështetësit e PD zhvendosen drejt Ministrisë së Arsimit

24/10/2026
Policia thirrje para protestës: Kush fshihet pas maskës, do të identifikohet
Kryesore

Policia thirrje para protestës: Kush fshihet pas maskës, do të identifikohet

24/10/2026
Rama: Terrori jo nga qytetarët, radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë
Kryesore

Rama: Terrori jo nga qytetarët, radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë

24/10/2026
Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave
Kryesore

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

23/10/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

23/10/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Nesër në shesh për të mbështetur revoltën kundër narkoregjimit të Ramës

23/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Protesta/ Mbështetësit e PD zhvendosen drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta/ Mbështetësit e PD zhvendosen drejt Ministrisë së Arsimit

24/10/2026
Policia thirrje para protestës: Kush fshihet pas maskës, do të identifikohet

Policia thirrje para protestës: Kush fshihet pas maskës, do të identifikohet

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al