• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prangat e së dielës, zbulohet roli i policëve në bandat kriminale

23/10/2018

Në rrethin e gjerë të personave të arrestuar me urdhër të prokurorisë si të përfshirë në grupin e strukturuar kriminal të Shijakut ka edhe efektivë policie. Në përgjimet e prokurorisë shihet se një prej efektivëve të Fierit, Bledar Koçi, informonte anëtarët e grupit për veprimet e prokurorisë dhe Astrit Gjyriqi që jo vetëm jepte informacion për hyrje-daljet por dhe ndihmonte kalimin e personave me precedentë.

Nga përgjimet e bandës së Shijakut, prokuroria ka zbuluar edhe disa bashkëpunëtorë të tyre në radhët e organeve të rendit. Një ndër ta ka qenë edhe oficeri i policisë, Bledar Koçi, i cili kishte lidhje me një nga eksponentët e grupit të Shijakut, Hajri Seferin.

Bledar Koçi punonte në Fier në sektorin kundër narkotikëve. Nga hetimet rezulton se Koçi ka ndihmuar anëtarët e grupit kriminal dhe konkretisht nëpërmjet shtetasit Hajri Seferi, duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e tij.

Bledar Koçi ishte informator i Hajri Seferit dhe anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal, shkruan ora neës.

Madje sipas prokurorisë ai ka sjelle probleme për hetimet, duke i informuar anëtarët e grupit për veprimet e prokurorisë.

Nga një përgjim rezulton se Koçi ka informuar Seferin në lidhje me GPS audiolokalizuese që ishte vendosur në automjet.

Pajisja e cila u zbulua nga të dyshuarit pas disa ditësh të vënë në makinë dhe organet hetimore u detyruan ta çinstalonin.

Ndërsa, Astrit Gjyriqi, punonjës policie në pikat kufitare, sipas Prokurorisë rezulton se bënte të mundur lejimin e kundraligjshëm të personave me precedentë penal pa të drejtë të kalimit të kufirit.

Gjithashtu ai rezulton se ka shumë komunikime me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të familjes Avdyli në Shijak./shqiptarja

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkurta Haxhia kritikon Elijonën: “Një person false, po ec me badigarda dhe avokatë”

Shkurta Haxhia kritikon Elijonën: “Një person false, po ec me badigarda dhe avokatë”

30/12/2025
5 skuadra në garë për titull, beteja për kreun në Serie A më e hapur se kurrë

5 skuadra në garë për titull, beteja për kreun në Serie A më e hapur se kurrë

30/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al