• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presidenti Bajram Begaj bëhet problem për FSHF-në, Tefik Osmani: Si është e mundur që për Rrahmanin e Kosovës ecin procedurat?

10/08/2026
Presidenti Bajram Begaj bëhet problem për FSHF-në, Tefik Osmani: Si është e mundur që për Rrahmanin e Kosovës ecin procedurat?

Pajisja me pasaportën shqiptare të talenteve të reja që duan të veshin fanellën kuqezi, duket se po has në vështirësi dhe ka krijuar së fundmi një përplasje në distance mes FSHF-së dhe institucionit të Presidencës. Kjo shihet qartësisht nga një postim në rrjetet sociale i Tefik Osmanit, i cili në rolin e përgjegjësitë të skautizmit në FSHF, i është drejtuar publikisht presidentit Bajram Begaj duke e pyetur se pse procedurat bëhen të përshpejtuar për lojtarët e Kosovës, si në rastin e Albion Rrahmanit, por jo për talentet shqiptare.

POSTIMI I TEFIK OSMANIT

Zoti President i Republikës,

Po ju drejtohem publikisht, jo për një favor, por për një përgjigje që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e futbollit shqiptar.

FSHF-ja ka dorëzuar dokumentacionin për rreth 10 djem dhe vajza me potencial të madh, të cilët mund të përfaqësojnë Shqipërinë në ekipet kombëtare të moshave. Përgjigjja që marrim është se ka ndryshuar ligji dhe duhet të presim VKM-në.

Dua të jem shumë i qartë: ne si FSHF jemi plotësisht pro që lojtarët me origjinë nga Kosova të pajisen me pasaportë shqiptare. Madje kemi punuar dhe kemi bërë marrëveshje me Italinë pikërisht që lojtarët shqiptarë të mos konsiderohen ekstrakomunitarë.

Por pikërisht për këtë arsye, lind një pyetje e fortë:

Si është e mundur që procedurat për një lojtar të Përfaqësueses së Kosovës, si Albion Rrahmani, mund të ecin dhe të përfundojnë, ndërkohë që dokumentacioni i lojtarëve dhe lojtareve që FSHF-ja po përpiqet t’i afrojë me Kombëtaret e Shqipërisë qëndron gjithmonë në pritje?

Nuk kemi asgjë kundër Rrahmanit apo lojtarëve të Kosovës. Përkundrazi, kjo është një çështje që ne e mbështesim. Por kërkojmë që i njëjti seriozitet, e njëjta shpejtësi dhe e njëjta vëmendje t’u kushtohet edhe talenteve që mund të veshin fanellën kuqezi.

Sepse këtu nuk po flasim për dokumente që mund të presin pafundësisht. Po flasim për fëmijë dhe të rinj që kanë një moshë, një cikël kombëtareje dhe një moment të caktuar në zhvillimin e tyre.

Nëse shteti mund të gjejë një zgjidhje kur bëhet fjalë për një lojtar që përfaqëson Kosovën, pse nuk mund të gjendet një zgjidhje me të njëjtën urgjencë për lojtarët që presin të përfaqësojnë Shqipërinë?

Sepse në fund, rrezikojmë diçka shumë më të madhe se një dosje të vonuar: rrezikojmë të humbasim talente që Shqipëria i ka gjetur, i ka ndjekur dhe i dëshiron.

Dhe do të ishte paradoksale që talentin ta humbnim jo në fushën e futbollit, por në pritje të një procedure administrative.

Me respekt

Tefik Osmani

Whatsapp Image 2026 08 10 At 12.53.09 Pm E1786359927100
Whatsapp Image 2026 08 10 At 12.53.09 Pm E1786359927100

Related Posts

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24
Sport

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24
Sport

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi
Sport

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

07/11/2026
VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët
Sport

VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët

07/11/2026
VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Bundesligë, “buzëqeshin” Dortmund dhe Bayern
Sport

VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Bundesligë, “buzëqeshin” Dortmund dhe Bayern

07/11/2026
Ngjarja tragjike në Spanjë, Owono tërhiqet nga ndeshjet e Guinesë Ekuatoriale
Sport

Ngjarja tragjike në Spanjë, Owono tërhiqet nga ndeshjet e Guinesë Ekuatoriale

07/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al