• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presidenti grek i vë kushte Shqipërisë: Nëse doni mbështetjen tonë, hiqni dorë nga çështja çame

29/09/2018
Presidenti grek i vë kushte Shqipërisë: Nëse doni mbështetjen tonë, hiqni dorë nga çështja çame

Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopulos ka artikuluar deklarata mjaft të ashpra për çështjen çame, duke nënvizuar se Shqipëria duhet të pranojë të vërtetën historike të sa kaluarës kriminale të çamëve si bashkëpunëtorë të nazizmit.

“ Vendi ynë fqinj, Shqipëria, për të cilën ushqejmë ndjenja miqësore, duhet ta dijë se gjithçka kalon nga respektimi i të vërtetës dhe i historisë. Duhet pra ta dijë se e ashtuquajtura çështje çame është problem, pse ata u bënë bashkëpunëtorë të nazistëve. Dhe për sa kohë e mbështet këtë çështje është sikur mbështet ata kriminelë që përgjakën gjithë Europën. Dhe të mos marrë parasysh që Europa ku Shqipëria synon të hyjë, është ngrehina që u krijua për mos t’i jetuar kurrë më ato krime, ato mizori”, deklaroi Pavlopulos.

Pavlopoulos foli të shtunën në një veprimtari përkujtimore të zhvilluar në Paramithia, ku në 29 shtator 1943 u vranë 49 grekë “nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë çamë”, sipas historiografisë greke. Në vazhdim të deklaratës së tij në drejtim të Shqipërisë, Pavlopoulos shtoi:

“I themi krejt sinqerisht, nëse e do miqësinë tonë dhe fqinjësinë e mirë, mbështetjen tonë në rrugën e saj europiane që përndryshe është e domosdoshme, duhet që menjëherë të pranojë të vërtetën e padiskutueshme historike të së kaluarës kriminale naziste të çamëve dhe mos ta përmendë kurrë në marrëdhëniet ndërmjet nesh. Çdo herë që e përmend, është çështje nderi për ne. Le ta kuptojnë, nuk çështje hakmarrjeje. Është çështje drejtësie.

Nuk kam ndërmend që të provokoj përçarje, mirëpo është obligimi im elementar që të rehabilitoj historinë, duke u thënë fqinjve se çfarë është ajo që mund të na bëjë të ecim së bashku, por edhe çfarë është ajo që në mënyrë të panegociueshme do të kundërshtojmë, jo vetëm për Greqinë, por edhe për vetë familjen europiane”, tha presidenti grek. Pavlopoulos tha se “çamët nuk u larguan të përndjekur nga Thesprotia, siç pretendojnë, por që të mos gjykohen si bashkëpunëtorë të nazizmit, sepse duhej të gjykoheshin, pasi kryen krime kundër njerëzimit”.

“Madje edhe sot ata i paraqesin ngjarjet në mënyrë të ndryshme. Pretendojnë se gjoja luftuan kundër nazistëve dhe se nuk ishin bashkëpunëtorë të tyre. Është një shtrembërim provokues i të vërtetës historike… E përsëris, çdo mbështetje ndaj këtij shtrembërimi nga Shqipëria fqinje, i influencon dhe madje në mënyrë përcaktuese marrëdhëniet ndërmjet nesh”, përfundoi presidenti grek”.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al