Këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira është nderuar nga presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, për suksesin e arritur në ‘Eurovision 2018’. 31-vjeçarja ishte shumë pranë triumfit në edicionin e 63-të të Festivalit Evropian të Këngës, të cilin e fitoi përfaqësuesja e Izraelit, Netta.
Publiku kishte vendosur që fitoren t’ia jepte përfaqësueses së Izraelit (me 529 pikë), duke e lënë Foureiran në vend të dytë (me 436 pikë). “Është nder i madh që u pranova dhe mora çmim nga presidenti Nicos Anastasiades në Nicosia.
Ndihem krenare që e përfaqësova Qipron në ‘Eurovision 2018’ me ‘Fuego’”, ka shkruar këngëtarja në Instagram. Edhe në profilin e presidentit të Qipros janë publikuar disa foto nga takimi me këngëtaren shqiptare. Anastasiades ka falënderuar atë për përfaqësimin e denjë të Qipros në Eurovision.