Presidenti Ilir Meta ka reaguar në faqen e tij në Facebook teksa transmentohej emisioni “opinion” ku po diskutohej për aksionin e tij politik. Ai i është drejtuar qytetarëve me thirrjen: Zonja dhe zotërinj palaço!
“Zotërinj dhe Zonja palaço!
Unë nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë! 🇦🇱”, tha Meta.