• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pretenduan në rrjete se Brigitte Macron “ishte burrë”, 10 të pandehur dënohen deri në 6 muaj burg

06/01/2026
Pretenduan në rrjete se Brigitte Macron “ishte burrë”, 10 të pandehur dënohen deri në 6 muaj burg

Dhjetë persona janë shpallur fajtorë nga Gjykata Penale e Parisit për përhapjen e batutave, fyerjeve, fotomontazheve dhe karikaturave në rrjete sociale, ku pretendohej në mënyrë të përsëritur se Brigitte Macron “ishte burrë”. Gjykata i cilësoi këto veprime si sulme të rënda dhe fushatë denigruese online ndaj Zonjës së Parë të Francës.

Të pandehurit u dënuan me masa që variojnë deri në gjashtë muaj burg me kusht, ndërsa një prej tyre mori tetë muaj. Përveç dënimeve penale, secili prej tyre u urdhërua të ndjekë një kurs ndërgjegjësimi për respektin në mjedisin digjital dhe parandalimin e veprave penale online, përfshirë cyberbullying. Gjithashtu, ata duhet t’i paguajnë Brigitte Macron shumën 10.000 euro secili si dëmshpërblim moral.

Gjykata bëri dallim mes roleve të të pandehurve, duke veçuar “nxitësit” kryesorë të thashethemit dhe “ndjekësit”. Mes të parëve ishte Aurélien Poirson-Atlan, i njohur në rrjete si “Zoé Sagan”, i cili për vite kishte përhapur këtë pretendim. Po ashtu u dënua edhe Delphine J., e njohur si Amandine Roy, autore e një videoje virale në YouTube, si dhe Bertrand Scholler, galerist me ndikim në rrjetin X.

Në gjykatë, disa prej të pandehurve u përpoqën të mbroheshin duke e quajtur përmbajtjen “humor” ose “satirë”. Ndërkohë, vajza e Brigitte Macron, Tiphaine Auzière, dëshmoi për pasojat e rënda psikologjike që këto sulme kanë pasur mbi nënën e saj dhe familjen, duke theksuar se ato kanë ndikuar edhe te nipërit e saj.

Related Posts

Natalie Portman shtatzënë për herë të tretë, 2 vite pas divorcit
Paparazzi

Natalie Portman shtatzënë për herë të tretë, 2 vite pas divorcit

17/04/2026
Anulohet koncerti i Kanye West në Poloni, pas valës së reagimeve ndërkombëtare
Paparazzi

Anulohet koncerti i Kanye West në Poloni, pas valës së reagimeve ndërkombëtare

17/04/2026
A është Blake Lively gati të largohet nga SHBA-të për shkak të dramës me Justin Baldonin?
Paparazzi

A është Blake Lively gati të largohet nga SHBA-të për shkak të dramës me Justin Baldonin?

17/04/2026
Merr fund lidhja mes Ledrit dhe Xhensilës?
Paparazzi

Merr fund lidhja mes Ledrit dhe Xhensilës?

17/04/2026
“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”/ Rrëfimi tronditës i Rogertit në ‘Big Brother VIP Albania’
Paparazzi

“S’do jetoj mbi 5 vite”/ Rogerti trondit banorët në BBVA: Dua ia ruaj lekët djalit

17/04/2026
Christina Applegate në spital pas komplikimeve me sklerozën multiple, përkeqësohet gjendja shëndetësore
Paparazzi

Christina Applegate në spital pas komplikimeve me sklerozën multiple, përkeqësohet gjendja shëndetësore

17/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Natalie Portman shtatzënë për herë të tretë, 2 vite pas divorcit

Natalie Portman shtatzënë për herë të tretë, 2 vite pas divorcit

17/04/2026
Gasperini përballet me Atalantën e tij, emocionohet në konferencë: Aty ndërtuam një klub të madh

Gasperini përballet me Atalantën e tij, emocionohet në konferencë: Aty ndërtuam një klub të madh

17/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al