Ndonëse Partia Demokratike nuk i ka publikuar ende listat e saj të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, ka nisur organizimi i strukturave për fushatën elektorale.
Grupi drejtues i FRPD Gjirokastër ka zhvilluar sot një takim paraprak ku është diskutuar mbi përfshirjen e të rinjve në aktivitetet e fushatës elektorale.
Deri më tani janë përfolur disa emra nga opozita për listën e qarkut Gjirokastër, por zyrtarizimi pritet të bëhet brenda javës së ardhshme. Pas marrëveshjes Rama-Basha, partitë e opozitës kanë afat të regjistrohen në KQZ deri më 26 maj.