• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Profil/ Taulant Muka, “larva” që po gërryen imazhin e Ramës

13/12/2018
Profil/ Taulant Muka, “larva” që po gërryen imazhin e Ramës

Supersticiozët thonë shpesh: “Impakti i parë është ai që mbetet edhe në fund”. E njëjta gjë përshkruan ekzaktësisht raportin me dashuri urrejtje të forta mes Taulant Mukës që nuk po lë ditë pa e shigjetuar kryeministrin Rama dhe këtij të fundit që e etiketoi si një larvë politike, njeriun që vetëm pak javë më parë e kishte emëruar në një post super të rëndësishëm.

Ky raport nisi me një konflikt mes tyre, vazhdoi me një paqe që nuk zgjati shumë në kohën që Mukës iu besua posti i zv.ministrit, duke përfunduar sërish me një konflikt që ka qenë veçanërisht i fortë dy ditë më parë, por që ende vazhdon.

Në këtë histori, nuk mund të mos ngrihen disa pyetje: Kur nisi në të vërtetë raporti mes Taulant Mukës dhe Ramës? Pse zgjodhi kryeministri t’i jepte atij në pjatë, pa asnjë konkurs, pa asnjë verifikim të diplomave dhe arritjeve përkatëse, postin e zv.Ministrit? Thjesht nga mania e Ramës për show dhe për të diskredituar doktorantët vjedhës? Rrëzimi i menjëhershëm nga froni i Taulantit ishte i rastësishëm, apo ngaqë ai tentoi të dilte përtej kufijve të shfaqes që i kishte caktuar kryeministri? Si mbërriti marrëdhënia mes tyre deri te cilësimet larvë politike?

Rreth një vit më parë, Muka e pati akuzuar kryeministrin për mënyrën e tij të qeverisjes si dhe për indiferencën e treguar ndaj profesionistëve të formuar jashtë vendit.

Taulanti u shfaq në media si i riu me një karrierë të suksesshme në perëndim, konkretisht në Danimarkë, të cilit paradoksalisht nuk i jepej asnjë shans që të punësohej në Shqipëri:

“I shkruajta se do të ishte kënaqësi për mua që të kontribuoja. Por nuk mora asnjehëre asnjë përgjigje, madje as një “faleminderit për aplikimin tuaj”, shprehej Muka në media asokohe, i ankuar prej neglizhencës së treguar prej Ramës ndaj aplikimit të tij.

Një vit zgjati indiferenca e kryeministrit ndaj Mukës. I refuzuar prej Ramës, në kërkim të vazhdueshëm për të tërhequr vështrimin e tij, shkencëtari më në fund ia doli të përthithte vëmendjen e piktorit, në momentin që denoncoi për plagjiaturë Ervin Demon, zv.ministër i Arsimit në atë kohë. I indinjuar për plagjiaturën në artikullin shkencor: “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, Muka drejtonte pyetjen: A mund të bëjnë persona të tillë, të cilët praktikojnë metodat copy-paste, reforma në arsim?

Këtë herë, Rama jo vetëm që e vërejti shkencëtarin Muka, por në dukje symbyllurazi, pa asnjë verifikim të arritjeve të tij, e vendosi menjëherë në postin e zv.Ministrit. Surpriza ishte e pa parë. Ajo tregonte për mënyrën amatoreske dhe instiktive se si emëroheshin njerëzit në administratën e Rilindjes dhe konkretisht në ministrinë, që prej më shumë se një jave, ka nxjerrë të gjithë të rinjtë në shesh.

Në tavolinë, së bashku me disa akademikë Rama dhe Muka bënë një marrëveshje mes tyre. Kryeministri i premtoi “zbulimit” të tij, të cilin e përdori si marionetë për qëllime personale, se do të ishte i lirë të ecte në çështjen që Muka kishte më fortë përzemër: Rishikimin e titujve akademik të pedagogëve.

Rama, duket se mendoi që Muka do të sugjestionohej prej postit të zv.Ministrit, duke i ofruar atij një hapësirë në të cilën nuk kishte asnjë mjet që i nevojitej për të realizuar objektivat e tij.

Me hovin e një shkencëtari në momentin që bën një zbulim të ri, Muka shkoi në ministri për të vënë më në fund drejtësinë e munguar në arsim. Shkoi, por nuk gjeti asgjë, nuk kishte asnjë mjet. Duke parë se situata nuk ishte aspak në favor të realizimit të qëllimeve të tij, në një shtet “Whatsapp-i”, siç ai u shpreh më vonë për funksionimin e institucioneve, i kërkoi kryeministrit një ritakim për t’i shprehur gjithçka që sipas Mukës nuk shkonte.

Momenti magjik i marrëdhënies mes tyre u duk se u shua. Kryeministri me kokëçarjen e atij që ka nuhatur se kukulla po i del nga duart dhe po kapërcen kufijtë e të bërit spektakël, e refuzoi për herë të dytë Mukën. Por ndryshe nga herë të tjera ai i dha një përgjigje të ftohtë:

“Ti varesh nga ministrja dhe do diskutosh me ministren, ajo është drejtuesja jote. Forca”.

Kjo përgjigje e Ramës u perceptua si një prerje në besë. Mungesa e protokolleve dhe dokumentimit të veprimeve që ndërmerreshin në ministri, mungesa kushteve bazike si uji, letrat higjenike etj e bënë atë t’i humbiste të gjitha forcat.

Ndoshta aty ai u ndërgjegjësua për kafazin ku e kishin futur për ta mbajtur peng. Se në atë qeveri ku ka vlerë vetëm spektakli, atë e kishin thirrur thjesht për të luajtur rolin e palaços së oborrit, që kënaq mbretin me diskreditimin e vartësve me diploma të falsifikuara. Më pas ai do të rrëfente të vetmen mbledhje të qeverisë ku pati rastin të merrte pjesë gjatë dy javëve që qëndroi në post dhe ku pa se e vetmja llogaridhënie që i jepnin ministrat shefit të tyre, ishte ajo se sa pëlqime kishin marrë në Facebook. Aty kuptoi se të kritikonte paraardhësit e tij në postin që po mbante ishte tepër e lehtë, por në praktikë çdo mundësi për të bërë diçka ishte krejt e kufizuar.

Piktori e kishte lënë shkencëtarin pa asnjë mjet, pa laborator, praktikisht pa asgjë, duke u munduar ta kënaqte vetëm me titullin zv.ministër.

I lënë në mëshirë të fatit, pas kësaj dredhie të kryeministrit që i premtoi çdo gjë dhe e la sërish në indiferencë, Mukës së sjellshëm në e-mail-et me Ramën, i ndryshoi sërish diskursi.

Muka braktisi pozicionin që mori gjithë shpresë, duke u larguar sërish prej Shqipërisë, këtë herë në Bern të Zvicrës.

Protesta e studentëve, solli sërish konfliktin Muka-Rama në qendër vëmendjes. I pari, u kthye nga Zvicra për t’iu bashkuar protestës së studentëve. Gjithashtu nisi një mori denoncimesh ndaj anëtarëve të qeverisë dhe opozitës, për punimet dhe gradat e tyre shkencore, të konsideruara si plagjiaturë e jo të merituara.

Rama nga ana tjetër kulmin e shpërthimit ndaj Mukës e pati në videon live të mbajtur mesditën e të hënës. Aty Rama e akuzoi Mukën për kushtet që ky i fundit kishte vënë, si: të paturit në dispozicion një veturë personale, punësimin e të atit si shofer. Nervozizmi i kryeministrit mbërriti deri aty, sa me tone të larta e cilësoi Mukën si një larvë politike.

Po si ishte e mundur që në kulmin e gjithë asaj krize, kur mijëra studentë ishin derdhur në rrugë, kur kryeministri gjendej përballë ultimatumit të kërkesave të paplotësuara, ai t’i kushtonte vëmendje këtij ish-zyrtari? Pse ai duhej ta humbte etikën dhe të prishte fjalorin duke u marrë personalisht me Taulant Mukën?

Përgjigjja është e thjeshtë, sepse ai kuptoi se nga loja me të ishte vetë Rama që kishte dalë i humbur. Ai e kishte thirrur atë nga Danimarka, për t’i shtuar pak ngjyra më shumë qeverisjes së tij spektakël. Por plani ishte kthyer përmbys. Sepse sa nga ambicia, po aq dhe nga mania e protagonizmit Muka e shndëroi këtë histori në një tallje për Ramën. Ai tregoi se sa lehtë mund të bëhesh zv.ministër në këtë qeveri pa plan dhe projekt, dhe se çfarë shfaqje mund të japësh me atë që ke parë nga brenda pasi ke përplasur pas vetes derën e saj.

Dhe Taulant Muka duket se nuk ka ndërmend të ndalet pas vizibilitetit që i fali për dy javë kryeministri piktor. Ai është shndërruar tashmë në një nga denoncuesit më të mëdhenj të këtij sistemi të kalbur, kundër të cilit po protestojnë me mijëra studentë./lapsi.al

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkurta-Xhenetës: O silikon, s’ka pasur faj Gjesti që s’të ka dashur!

Shkurta-Xhenetës: O silikon, s’ka pasur faj Gjesti që s’të ka dashur!

27/12/2025
Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”

Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al