Interesi i italianëve për Shqipërinë është gjithmonë në rritje, sidomos kur bëhet fjalë për të investuar në vendin tonë. Një iniciativë e re, ka për qëllim që të nisë ndërmarrjet e rajonit të Emiglia Romagnës që të zgjerohen në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë. Projekti do të prezantohet publikisht dhe nën praninë e ambasadores shqiptari në Itali, Anila Bitri. Projekti mban titullin “4 R-të”, dhe i referohet vetëm ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sektorët ku do të fokusohet janë restaurimi, rikuperimi, ripërdorimi dhe kursimi energjetik, pra sektorë ku nuk ka shumë prani biznesesh në vendin tonë, as nga ato vendase. Ndërmarrjet që do të vendosin ët zgjerohen në vendin tonë, do të asistohen kështu nga projekti, gjatë të gjitha fazave të rrugëtimit të tyre. Qytetet ku do të zhvillohet projekti janë Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda.
Përmirësimi i rrugëve pedonale në qendër të qyteteve është një ndër objektivat kryesorë të këtij projekti. Kjo iniciativë vjen vetëm pak kohë përpara forumit të biznesit të konfindustrias italiane në vendin tonë. Dhjetëra biznese dhe zyrtarë të lartë italianë do të zbarkojnë në Tiranë në datat 18 dhe 19 shkurt për të diskutuar pikërisht për mundësitë që ofron vendi ynë.