Policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës gjatë përplasjeve me protestuesit përpara Kuvendit. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket se është prekur gjithashtu prej gazit. Në foton e mëposhtme ajo shihet duke mbajtur një shami përpara fytyrës. Disa protestues janë parë duke u rrëzuar përtokë nga efektet e këtij gazi.








