Njësoj si në shumë kryeqytete të tjera të botës, edhe në Tiranë është mbajtur sot pasdite një protestë në mbështetje të Palestinës. Disa qytetarë, kryesisht të besimit mysliman, kanë dalë në sheshin “Skënderbej” me pankarta kundër luftës në Gaza. Ata dënojnë sulmet izraelite kundër civilëve. Izraeli ndërkohë thotë se target i luftës janë vetëm terroristët e Hamas. Disa ditë më parë Hamas sumoi me raketa qytete izraelite dhe kreu masakër në një koncert me të rinj. Shihni pamjet e protestës sot në Tiranë.









