• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro takim me Këshillin Kombëtar të Prindërve: Ditën kur mësuesit dhe prindërit të flasin të njëjtën gjuhë, fëmijët do të jenë në duar më të sigurta

16/12/2025
Kumbaro takim me Këshillin Kombëtar të Prindërve: Ditën kur mësuesit dhe prindërit të flasin të njëjtën gjuhë, fëmijët do të jenë në duar më të sigurta

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro pati një takim këshillues me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Prindërve me qëllim forcimin e mekanizmave të komunikimit mes institucioneve arsimore dhe prindërve.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro u shpreh se sa më të mëdha të jenë përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar këtë komunikim, aq më e lartë do të jetë mirëqenia e fëmijëve dhe aq më e madhe do të jetë siguria e tyre.

“Ky është fillimi i një zinxhiri takimesh, që e gjithë skuadra e Ministrisë së Arsimit, deri në qelizë duhet të intensifikojë me prindërit, për sa i përket rolit të jashtëzakonshëm si prind, por edhe roli që ka komunikimi me institucionet arsimore.

Është detyra jonë, por edhe ju si prindër mund të na mbështesni për të gjetur bashkë të tjera rrugë, mënyra se si mund ta ndërtojmë këtë komunikim, në mënyrë që ashtu siç bëjmë me trajnimin e mësuesve, kurrikulat e reja, rishikimin e proceseve, përmirësimin e kushteve nëpër shkolla, ta forcojmë atë edhe me prindërit në nivel rajonal, deri në nivel shkollash.

Është e rëndësishme të ndërtojmë një komunitet aktorësh të ndërgjegjësuar se sa i rëndësishëm është ky komunikim, që fëmijët të jenë të rrethuar prej tij dhe të flasim të njëjtën gjuhë. Ditën që mësuesi dhe prindi do flasin të njëjtën gjuhë, është dita kur fëmijët do të jenë në duart më të sigurta”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja e Arsimit ka marrë pjesë në disa tryeza për sigurinë e fëmijëve, mbrojtjen nga dhuna online, certifikimin e oficerëve të rinj të sigurisë, ku vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e komuniteteve të ndërgjegjësuara të prindërve me qëllim që incidentet dhe rastet e dhunës të mundet të parandalohen.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Granit Xhaka mund të ndërrojë destinacion, trajneri i Chelsea kërkon ribashkimin me mesfushorin shqiptar

Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës

11/11/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al