• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Provimet e Maturës Shtetërore, zbardhet struktura e tezës udhëzimi i MAS

20/05/2018
Dalin datat e provimeve të Maturës Shtetërore. DAR Gjirokastër do të përgatisë tezën e…

Ende pa nisur sezoni i provimeve të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka shpallur datat për ata që rezultojnë mbetës, qoftë në lëndë shkollore, apo në një prej testimeve me detyrim apo me zgjedhje. Sipas udhëzimit nr.16, sesioni i dytë nis më 27 gusht me provimin e gjuhës së huaj, për të vijuar tri ditë më pas me gjuhën shqipe e letërsinë, matematikën në datën 3 shtator, si dhe dy provimet me zgjedhje në datën 7.

KUSH TESTOHET

Të drejtë për t’u rifutur në provimet e vjeshtës, sipas udhëzimit të MASR, e kanë katër kategori nxënësish. Të parët janë ata që rezultojnë mbetës në një ose disa provime të sezonit që do të zhvillohet në muajin qershor. Gjithashtu, mund të futen edhe ata që nuk arrijnë të kalojnë vitin shkollor 2017- 2018, për shkak se rezultojnë mbetës në një ose dy lëndë. Por, sezoni i dytë nuk është vetëm për mbetësit.

Pjesë e tij mund të jenë edhe maturantët e vjetër, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2017 dhe nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore, si dhe ata që kanë përfunduar gjimnazin jashtë vendit, pasi të kenë njehsuar dokumentet shkollore nga Ministria e Arsimit.

Të katër kategoritë e mësipërme, për të qenë pjesë e sezonit të dytë të provimeve, nevojitet që më parë të kenë plotësuar formularin A1Z. Teksa mbetësit e këtij viti e kanë shumë të lehtë këtë proces, dy kategoritë e fundit duhet të drejtohen në shkollën ku kanë përfunduar gjimnazin ose atë që u cakton Drejtoria Arsimore për të plotësuar formularin e caktimit të lëndëve me zgjedhje në datat 21-23 gusht.

STRUKTURA E PROVIMEVE

Si përbërja, kohëzgjatja, ashtu dhe administrimi i tyre, është i njëjtë me provimet e sezonit të parë. Për tri provimet e para me detyrim, ata kanë në dispozicion 2 orë e gjysmë, ndërsa për provimet me zgjedhje, 3 orë. Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 me përgjigje alternative që vlerësohen me 13 pikë dhe 12 pyetje me zgjidhje, në total 37 pikë. Ndërsa testi për provimet me zgjedhje përmban 20 pyetje, nga të cilat 10 me përgjigje alternative, përkatësisht të vlerësuara me nga një pikë, si dhe 10 të tjera me zgjedhje, që përmbajnë 30 pikë në total, shkruan Panorama.

Sezoni i parë, 36 mijë maturantë në provim nga 4-20 qershor

Vetëm dy javë i ndajnë maturantët nga nisja e provimeve të detyrueshme, që nisin në datën 4 qershor me gjuhën e huaj e përfundojnë në datën 20 me provimet me zgjedhje. Udhëzimi për provimet është botuar pak ditë më parë në Fletoren Zyrtare, ndonëse datat janë bërë publike më herët. Sipas të dhënave nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, këtë vit do të testohen rreth 36 mijë maturantë, të cilët përgjatë muajit mars kanë plotësuar formularin A1 e A1Z.

Për maturantët e vjetër që për arsye nga më të ndryshme nuk janë bërë dot pjesë e sistemit, QSHA ka vendosur dy data të tjera në dispozicion për plotësimin e formularit A1Z.

“Njoftohen të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në portalin Matura Shtetërore 2018, se portali i Maturës Shtetërore online do të hapet në datat 1 qershor dhe 4 qershor 2018, nga ora 08:00-16:00”,- njofton Qendra e shërbimeve arsimore.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al