• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PS arrin objektivin maksimal vetëm në Gjirokastër! 5 qarqe poshtë parashikimit

30/04/2021

Partia Socialiste triumfoi në këto zgjedhje duke fituar mandatin e 3 me 74 mandate, ndonëse objektivat e vendosura nga kryeministri Edi Rama ishin më të larta. Një muaj më parë (8 mars), ditën kur PS dorëzoi listën e kandidatëve për deputetë në KQZ për zgjedhjet e 25 Prillit vendosi edhe objektivin bazë dhe maksimal. Objativi bazë ishte 78 mandate dhe ai maksimal 88 mandate, ndërsa sot ka fituar me 74 mandate.

Duke bërë një krahasim me mandatet e fituara në secilin qark me objektivat e vendosura nga PS, rezulton se qarku i vetëm ku është arritur objektivin maksimal është Gjirokastra. Në Lezhë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë është arritur objektivi bazë ndërsa në Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Fier nuk u arrit as objektivi bazë dhe as ai maksimal.

Në Shkodër objektivi bazë ishte 4 mandate, maksimali 5 mandate, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit PS mori vetëm 3 mandate. Në Kukës Rama kishte vënë objektiv 2 mandate (bazë dhe maksimal) por që në fakt mori 1 duke mos arritur asnjërin objektiv.

Në qarkun Lezhë objektivi bazë ishte 3 mandate dhe ai maksimal 4. Këtu është arritur objektivi bazë duke marrë 3 mandate. Edhe në Dibër nuk është arritur as objektivi bazë as ai maksimal që ishte 3 mandate. PS në këtë qark mori 2 mandate, me një diferencë të vogël me PD e cila mori 3.

Në Durrës është arritur objektivi bazë duke marrë 8 mandate. PS në këtë qark kishte objektiv bazë 8 mandate objektiv maksimal 9 mandate. Jashtë parashikimeve ka dalë edhe rezultati në Tiranë. Ps kishte objektivi bazë 19 mandate dhe maksimali 20 mandate për këtë qark, por mori vetëm 18 prej tyre.
Në Elbasan është arritur objektivi bazë me 8 mandate. PS kishte objektiv maksimal 9 mandate në këtë qark.

As në Fier nuk është arritur asnjë nga objektivat, ai bazë dhe maksimal që ishin 11 dhe 10. Ps ka marrë 9 mandate në këtë qark. Në Berat u arrit objektivi bazë, pasi PS mori 5 mandate. Kurse objektivi maksimal ishte 6 mandate.
Objektivi bazë është arritur edhe në Korçë. PS mori 6 mandate në zgjedhje, ndërsa objektivi maksimal ishte 7 mandate. Po ashtu edhe në Vlorë Edi Rama ka arritur objektivin bazë me 8 mandate, ndërsa maksimali ishte 9.
Në Gjirokastër është arritur objektivi maksimal me 3 mandate. Ky është i vemti qark ky është arritur objektivi maksimal i vendosur nga kryeministri, ndërsa baza ka qenë 2 mandate.
Objektivi maksimal:
Gjirkastër
Objektivat bazë:
Lezhë
Durrës
Elbasan
Berat
Korçë
Vlorë
Poshtë objektivit bazë:
Shkodër
Kukës
Dibër
Tiranë
Fier

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëria “fshin” Finlandën, por kreu i grupit luhet ndaj Bjellorusisë – Balkanweb.com – News24

Shqipëria “fshin” Finlandën, por kreu i grupit luhet ndaj Bjellorusisë

13/11/2026
Shqipëria “fshin” Finlandën, por kreu i grupit luhet ndaj Bjellorusisë – Balkanweb.com – News24

Shqipëria “fshin” Finlandën, por kreu i grupit luhet ndaj Bjellorusisë – Balkanweb.com – News24

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al