• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PS Gjirokastër e gjitha në fushatë, PD s’ka drejtues politik, LSI nuk është askund

17/10/2020
PS Gjirokastër e gjitha në fushatë, PD s’ka drejtues politik, LSI nuk është askund

6 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit vihet re një fenomen aspak normal për një opozitë e cila aspiron të vijë në pushtet. Të paktën kjo shihet në qarkun Gjirokastër. Ndërkohë që socialistët kanë nisur takimet në terren, me strukturat vendore të partisë dhe jo vetëm, janë gjithashtu më tepër të pranishëm edhe në rrjetet sociale, opozita duket e tërhequr. LSI-ja është pothuajse inekzistente. Herë pas herë hedh ndonjë ‘shashkë’ Vangjel Tavo në Facebook dhe bën si i habitur me çfarë po ndodh në Shqipëri, a thua se zbriti sot në këtë vend dhe s’ka qenë kurrë në pushtet. Megjithatë te LSI-ja s’ka asnjë surprizë. Tavo do të jetë po aty i pari në listën e LSI në një betejë më të vështirë se asnjëherë tjetër për të marrë mandatin e vet.

Gjendja duket më e vështirë te Partia Demokratike. Jo se janë trembur nga Covid, por për shkak të paqartësive që ka me drejtimin politik të qarkut. Nuk dihet ende kush do të kryesojë listën e qarkut Gjirokastër. Sikundër ne e kemi shprehur në një shkrim të para disa ditëve, “lufta” është mes 3 kandidatëve të votuar nga anëtarësia; Roland Bejko, Tritan Shehu dhe Entela Shehaj.

Nëse Lulzim Basha nuk cakton drejtuesit politikë të qarqeve, situata do të vazhdojë të jetë pezull dhe kjo i kushton shumë opozitës, aq më tepër kur bëhet fjalë për zona të vështira si Gjirokastra. Opozita nuk e ka luksin të mos jetë proaktive dhe as të humbasë kohë. Ky pasivitet 6 muaj para zgjedhjeve kur ke qëndruar 7 vite në opozitë është i pashpjegueshëm. Vetëm po qe se kanë ndarë mendjen të qëndrojnë sërish në opozitë ose dinë diçka më tepër se qytetarët. Fjala vjen një koalicion të përbashkët qeverisës pas zgjedhjeve PD-PS.

©argjiroja.net 

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al