PS Gjirokastër ka vijuar dhe sot takimet me anëtarësinë e dhe strukturat drejtuese në njësitë administrative të Bashkisë Gjirokastër.
Takimi i fundit u zhvillua me asamblenë socialiste në Odrie, ku ishin të pranishëm edhe ministrat Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi, si dhe prefekti Flamur Bime e kryetari Flamur Golemi. Në fokus të diskutimit ishte organizimi i strukturave dhe përgatitja për zgjedhjet e 18 qershorit.
Po kështu ministrat Kumbaro e Çuçi bënë dhe një prezantim të shkurtër të reformave të ndërmarra nga qeveria gjatë këtyre katër viteve.
Më poshtë foto nga takimi. /ArgjiroLajm.net