Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare nga ku do të dalin edhe emrat e qeverisë së re.
Celja e Asamblesë do të bëhet nga sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi, ndërsa do të pasohet nga Taulant Balla, i cili do të lexojë një raport të grupit të punës për veprimtarinë parlamentare.
Milva Ekonomi do të paraqesë një raport për dëgjesat publike. Ajo që është më e rëndësishme janë emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.








