• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PS prezanton kandidatët për 7 bashkitë e qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi: 30 qershori moment historik. Merrni pjesë në zgjedhje, mos shkoni pas marrëzisë së opozitës (FOTO)

26/05/2019
PS prezanton kandidatët për 7 bashkitë e qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi: 30 qershori moment historik. Merrni pjesë në zgjedhje, mos shkoni pas marrëzisë së opozitës (FOTO)

Partia Socialiste prezantoi sot në Gjirokastër kandidatët për 7 bashkitë e qarkut. Në eventin e organizuar me këtë rast, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi dhe njëherësh i deleguari i PS-së për këtë qark, tha se 30 qershori është një moment historik për t’i dhënë qytetarëve kryetarët më të mirë dhe këshillat bashkiakë që i kanë munguar për vite me radhë.

Sipas tij cdo zgjedhës duhet të dalë atë ditë për të votuar sepse nëse nuk voton, të tjerët do të vendosin për të. Çuçi tha se qytetarët nuk duhet t’i shkojnë pas marrëzisë së opozitës, e cila ka humbur rrugën duke bërë një gabim fatal.

Gjatë takimit foli gjithashtu edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila prezantoi dy kandidatet femra, Alma Hoxha për Përmetin dhe Luiza Mandi për Libohovën. Kumbaro tha se Përmeti për herë të parë do të ketë një grua për kryetare, një zonjë që i ka shërbyer qytetit për vite me radhë në arsim. Një fjalë të shkurtër përshëndetëse mbajtën edhe kandidatët me radhë. 

Në Gjirokastër PS kandidon Flamur Golemin, në Tepelenë Tërmet Peçin, në Përmet Alma Hoxhën, në Memaliaj Gjolek Gucin, në Këlcyrë Klement Ndonin, në Libohovë Luiza Mandin dhe në Dropull Dhimitraq Tolin.

Hapja e madhe e fushatës së socialistëve do të bëhet më 31 maj në Tiranë, ditë kur opozita ka njoftuar një tjetër protestë të madhe. 

©argjiroja.net 

Related Posts

Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë: Saliu është në gjendje të rëndë psikologjike!
Lajme

Ngjela: Protestat janë në favor historik të Edi Ramës, por ai nuk e kupton

19/06/2026
Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Kryesore

Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19/06/2026
Gjirokastër, Parku i Viroit siç nuk e keni parë kurrë më parë (FOTO)
Kryesore

E rëndë në Gjirokastër/ Gjendet një burrë i mbytur në Virua (Emri)

19/06/2026
Rama: Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për të çelur garën e aeroportit të Gjirokastër
Kryesore

Rama: Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për të çelur garën e aeroportit të Gjirokastër

19/06/2026
Kryesore

Ndërtimet pa leje në Sarandë / Apeli ndryshon masat e sigurisë për policët

18/06/2026
Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën
Kryesore

Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën

18/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fenerbahce, prezantohet Muriqi: Krenari e madhe, jam gati!

Fenerbahce, prezantohet Muriqi: Krenari e madhe, jam gati!

19/06/2026
Kosova/ Sezoni i ri, kampionati nis më 15 gusht

Kosova/ Sezoni i ri, kampionati nis më 15 gusht

19/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al