• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse donte t’i nënshtronte Ali Pashë Tepelena suliotët?

24/05/2017
Pse donte t’i nënshtronte Ali Pashë Tepelena suliotët?

E gjithë bota: francezët, anglezët, italianët, grekët kanë shkruar pa fund për suliotët. Sepse historia i vendosi në disa ngjarje të rralla që nuk ka vendosur krahina të tjera. I vendosi pikërisht në epiqendër të interesave të forcave të mëdha.  Në fund të viteve 1780 dhe deri në vitet 1830, për gati gjysëm shekulli ata kanë një kalvar të çuditshëm epopesh, ngjarjesh, konfliktesh, luftërash, vrasjesh, heroizmash, të të gjithë natyrave.

Studim më të thelluar për suliotët  kanë arkivat britanike. Në vitin 1802 zbresin në brigjet e Çamërisë dy oficerë britanikë. Ata janë dy spiunë, të cilët duhet të grumbullonin informacion sepse Anglia priste që aty të zbarkonte Franca. Në atë kohë francezët morën ishujt e Jonit. Pra anglezët vinin për të parë se si do reagonte Ali Pashai, do ti presë apo do ti kundërshtojë francezët. Anglezët shkruajnë për Sulin dhe materialet e tyre ndodhen në arkivat britanike.

Pikërisht në atë kohë Suli kishte filluar qëndresën kundër Ali Pashës, për të mos iu nënshtruar. Suli deri në atë kohë gëzonte një autonomi të famshme, relative, si disa krahina të Shqipërisë. Suli paguante taksat, po në të nuk vepronte pushteti i plotë i sunduesve osmanë. Aliu duke dashur të mos kishte vatra të nxehta brenda territorit të tij, i bëri thirrje suliotëve të nënshtroheshin. Ishte koha kur suliotët përkraheshin nga rusët, sepse në atë kohë në brigje sundonte flota e admiralit të famshëm Fushakov, të cilit i interesonte të ngriheshin vatra lufte kundër Turqisë, sepse Rusia ishte në konflikt me Turqinë. Ndaj rusët donin që të hapnin fronte në shpinë të tyre. Dhe gjen suliotët, të gatshëm, duke i furnizuar me armë që ata të ngrihen kundër Turqisë sepse ishin të mbrujtur me idenë për të mos iu nënshtruar pushtetit të Ali Pashait, që në atë kohë ishte pjesë e perandorisë osmane.

Sipas profesor doktor Irakli Koçollarit, Suli ka një pozicion gjeografik të veçantë. Relievi i Sulit përbëhet nga male të larta që derdhen egër në det dhe të huajt vinin me anije të mëdha dhe ata furnizoheshin prej tyre dhe rezistenca ishte e fuqishme. Fushata e parë që ndërmori Ali Pashai kundër tyre i përket vitit 1789. Aliu grumbullon forcat, por duke qenë një terren i mbushur me gryka të mprehta, pra shumë i egër, nga rezistenca e suliotëve u detyrua të largohej pas gjashtë muajve. Mbyllet e pasuksesshme fushata e parë në 6 fshatra.

Jeta e suliotëve është shumë interesante, sepse mund të quhej jeta e klaneve. Në fshatrat suliotë ishin me famë Xhavellat, Boçarët dhe disa fise me emër të madh që kishin në krye kryetarët e fiseve dhe ata organizonin gjithë jetën e fshatit dhe qëndresën ndaj të huajve. Pas tre vitesh pas disfatës së parë, Aliu ndërmerr një fushatë të dytë. Vazhdoi për rreth 9 muaj rrethimi i dytë i Sulit, me beteja të vështira por atë krahinë nuk e përuli dot. Pikërisht mbas ikjes së rusëve ato do ndihmoheshin nga francezët. Edhe këtë herë dështoi përsëri Ali Pashai.

Përsëri pas tre vjetësh  Ali Pashai do të mobilizohej  më fuqishëm, duke marrë me vete dhe artileri dhe iu sul Sulit. Suliotët luftonin me ç’të mundnin. Dhe me gura. Fushata e tretë zgjati një vit dhe Aliu i përdori të gjitha forcën, mjetet, spiunazhin, penetrimin e dy priftërinjve dhe kompromentimin e dy krerëve të fuqishëm siç ishin Boçarët (Kiço Boçarin) dhe Pallaskat. Kemi një fakt shumë interesant këtu. Ai i shkroi një prej krerëve të fiseve më të fuqishme të Sulit, Kiço Xhavellas dhe e kërcënoi se nëse nuk do hiqte dorë nga rezistenca do t’i vriste djalin. Dhe përgjigjja e tij ishte shumë interesante. “T’i mund ta vrasësh, nuk më tremb me këtë. Duhet të dish një gjë. Unë gruan e kam akoma të re dhe mund të bëj bij të tjerë, ndaj luftën nuk do e ndërpres asnjëherë”.

Pra duke kompromentuar disa krerë familjesh, të cilët u shkëputën dhe e çanë rezistencën,suliotët u tërhoqën dhe ata që mbetën bën një kompromis me Ali Pashanë. “Ne tërhiqemi nga rezistenca, vetëm na hap rrugën që të shkojmë në Korfuz”. Dhe historia tregon që Aliu i la suliotët të shkonin në Korfuz tek francezët që i kishin mbështetur dhe nxitur në këtë rebelim. Më pas francezët i morën dhe i përdorën si mish për top për luftërat e tyre.

Sipas profesor Koçollarit,  ajo që duhet dalluar tek suliotët ishte fakti që ishin luftëtarë të zotë. Natyra e tyre ishte kryesisht ajo luftarake. Fundi i fundit si të gjithë shqiptarët, bijë lufte të veçantë të pakrahasueshëm me asnjë popull tjetër. Kështu Napoleoni do t’i përdorte suliotët dhe për luftëra të tjera. Bijtë kryeneçë të Sulit u zhgënjyen edhe nga francezët. Dhe bënë një kthesë tjetër.

Por të ndalemi pak tek pyetja:

Por pse donte t’i nënshtronte Aliu suliotët?

Sipas prof.doktor. Koçollarit, Aliu donte të krijonte një bashkësi shqiptarësh që të përçante shtetin osman. Por këtë suliotët e kuptuan me vonesë. Dhe në vitin 1820 ata vajtën tek Aliu dhe kërkuan të bashkoheshin. Ka një bashkëbisedim shumë interesant,  ku ai i thotë: “Bijtë e mi, jeni shumë të vonuar. Tani e keqja më ka ardhur në derë”

Në fakt atëherë Aliu ishte i rrethuar.

Kështu Suli, një krahinë me gjashtë fshatra do të hynte në historinë e Shqipërisë dhe atë botërore për heroizmin dhe shpirtin e tij të pavarur. Asnjë krahinë më shumë se ata nuk u bë skenë e interesave të fuqive të mëdha. Por dëshira e tyre për liri gjithnjë u përdor nga të huajt për qëllimet e tyre./konica.al

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Greta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…

Greta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…

11/03/2026
“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje

“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al