Pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Botëror, axurrët kanë mbetur pa trajner. I mirënjohuri, Claudiao Ranieri është shprehur se do dëshironte të udhëhiqte kombëtaren e Italisë.
“E refuzova Italinë më herët sepse isha te Roma dhe nuk mund t’i bëja dy punë njëkohësisht. Tani jam i lirë, kështu që pse jo? Kur të thërret kombëtarja, i thua po”, u shpreh Ranieri.
Kujtojmë se te Italia priten shumë ndryshime.








