• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PSG refuzon ofertën e Realit, Mbappe edhe një sezon në Paris

30/08/2021
PSG refuzon ofertën e Realit, Mbappe edhe një sezon në Paris

Dopieta e shënuar në transfertën ndaj Reimsit, nuk do të jetë e fundit e Kylian Mbappesë me fanellën e Paris Saint Germain, pasi klubi francez vijon të bëjë rezistencë ndaj Realit të Madridit dhe nuk ka ndërmend ta shesë. Drejtuesit e PSG-së janë treguar të qartë, që do të lejojnë Mbappe të largohet nga “parku i Princave” vetëm me kushtet e tyre, ose përkthyer ndryshe në rast të një oferte prej të paktën 200 milionë eurosh.
Deri tani Reali i Madridit ka shkuar deri në 170 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të rritë ofertën, duke qenë se bëhet fjalë për një futbollist që vetëm 10 muaj më vonë do të jetë i lirë të vendosë vetë të ardhmen e tij. Megjithatë kjo ofertë është refuzuar prerë nga drejtuesit e PSG-së, të cilët duken më të bindur se kurrë që Mbappe do të vijojë të qëndrojë në kryeqytetin francez edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa në Madrid ka rënë ndjeshëm optimizmi që mbizotëronte në mediat pranë klubit të Realit.
Edhe vetë Mbappe duket i qetë në Paris dhe për asnjë moment nuk ka provuar të ushtrojë presion ndaj drejtuesve të klubit për t’u larguar, ndaj nëse nuk vjen ndonjë sulm në momentet e fundit nga ana e Realit të Madridit, sulmuesi francez do të formojë treshen sulmuese me Messin dhe Neymar sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër Nasser Al Khelaifi ka vendosur me kënaqësi të marrë përsipër riskun që mund ta humbë Mbappe me parametra zero, pasi shpreson se gjatë këtij sezoni do të mund ta bindë atë të firmosë një tjetër kontratë me klubin francez. Thënë ndryshe, nëse nuk përfundon brenda 48 orëve të ardhshme, telenovela Mbappe pritet të vijojë gjatë gjithë sezonit, me drejtuesit e PSG-së që do të lëvizin gjithçka për të zgjatur kontratën e sulmuesit 22-vjeçar.

Related Posts

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi
Sport

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24
Sport

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24
Sport

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi
Sport

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

07/11/2026
VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët
Sport

VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët

07/11/2026
VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Bundesligë, “buzëqeshin” Dortmund dhe Bayern
Sport

VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Bundesligë, “buzëqeshin” Dortmund dhe Bayern

07/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al