Në dosjen e përgjimeve të klanit ‘Habilaj’ është përmendur edhe këngëtari i muzikës popullore, Ylli Baka. Në dosjen voluminoze prej 461 faqesh, Baka përmendej si përdorues i lëndëve narkotike.
Nga përgjimet dhe biseda mes tyre, ata flasin për kokainë, pasi përmendin kartë, që shërben për të bërë gati kokainën para se të konsumohet. Në rrjet qarkullon një foto e Habilajve bashkë me Ylli Bakën duke drekuar. Në tavolinë është edhe Sokol Bode, shefi i Policisë Kufitare në Dhërmi.
Vetë Baka ka reaguar sot duke thënë se Habilajt ishin adhurues të muzikës së tij dhe në disa gëzime familjare të tyre ai kishte kënduar. Së fundi Baka është bërë i suksesshëm me këngën hit ‘Gëzuar Baftjar’, në bashkëpunim me Bes Kallakun.










