• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Punoni në shtet? 609 ‘spiunë’ paguhen për t’ju survejuar. Zbardhet raporti i ILDKPKI-së

17/07/2018
Qeveria ‘shkund’ administratën, ja kur nisin largimet nga puna dhe rishikimi i pagës

Survejimi i administratës publike dhe sektorit privat përmes “sinjalizuesve” të akteve korruptive ka nisur të japë rezultatet e para. Kreu i ILDKPKI-së, Shkëlqim Ganaj, foli në Kuvend për funksionimin e 163 njësive sinjalizimi në sektorin publik dhe 446 njësive në sektorin privat.

ILDKPKI-në si institucion përgjegjës, të vendosë kontaktet për ngritjen e njësive të raportimit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Nga 609 njësi survejimi në të gjithë vendin, ILDKPKI në raportin e saj për vitin 2017, flet për masat e marra në 7 raste sinjalizimi. “Inspektorati i Lartë gjatë vitit raportues në ushtrim të kompetencave ligjore, si mekanizëm i jashtëm raportimi për sinjalizimin dhe kërkesat për mbrojtje nga hakmarrja, ka regjistruar dhe trajtuar në total 8 raste sinjalizimi dhe 1 kërkesë për mbrojtje të ardhur nga sektori publik, raporton Panorama.

Në lidhje me rastet e sinjalizimit, denoncimet kanë qenë: 4 raste është pretenduar për shkelje të detyrimeve ligjore për konfliktin e interesit, 3 raste është pretenduar për shkelje ligjore në procedurat e tenderimit, 1 rast është pretenduar për shkelje në dhënien e vendimeve gjyqësore dhe falsifikim dokumentacioni në proceset gjyqësore”, thuhet në raportin e ILDKPKIsë. Nga 161 raporte sinjalizimi të përgatitura nga sinjalizuesit në administratë, 7 raste janë trajtuar me masat e parashikuara në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Në listën e institucioneve, që janë marrë pas raportimeve të ardhura nga sinjalizuesit janë: Bashkia Tiranë, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Bashkia Mat, Instituti i Sigurimeve Shoqërore etj.. Për të gjithë këto institucione publike ku sinjalizuesit kanë raportuar, ILDKPKI ka marrë masa administrative.

“Në përfundim të hetimit administrative, për zyrtarët e gjetur në shkelje të parashikimeve ligjore të ligjit nr. 9367/2005, i ndryshuar, është marrë masa administrative me “gjobë” si dhe është kërkuar dhe është zgjidhur konflikti i interesit në përputhje me parashikimet ligjore. Kështu janë aplikuar 3 masa administrative me “gjobë” ndaj zyrtarëve në fjalë, si dhe është zgjidhur konflikti i interesit me largimin nga detyra të zyrtarëve që kanë qenë në kushtet e konfliktit të interesit”, thuhet në raport.

Për Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, Shqipëria është në hapat e para të zbatimit të këtij ligji dhe për të arritur nivele të kënaqshme zbatueshmërie të rritet ndërgjegjësimi jo vetëm nga subjektet, por edhe nga vetë publiku i gjerë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
Diddy feston 56-vjetorin pas hekurave, ja çfarë kishte në menunë e tij të ditëlindjes

Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al