Drita dhe Fiqiri Koçari, 72 dhe 77 vjeç, ishin 2 nga 5 viktimat e aksidentit fatal në Qafën e Muzinës.
Drita dhe Fiqiri Korçari vinin për të kaluar pushimet në Sarandë, por nuk arritën të mbërrinin, pasi furgoni me të cilin udhëtonin, ra nga një urë rreth 7 metër pas përplasjes me një automjet tjetër. Çifti me origjinë nga Skrapari Drita dhe Fiqiri Korçari janë gjetur nga zjarrfikësit të përqafuar me njëri – tjetrin, ashtu siç jetuan për 55 vjet. Ata lanë pas 2 djem dhe 1 vajzë, nipër dhe mbesa.