• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Pyka” tek Egnatia, dilema e vetme e trajnerit Tetova

03/07/2025
Dy emra të rinj nën urdhrat e trajnerit të kampionëve, Egnatia afron mesfushorin e Tiranës dhe… Tetovën

Egnatia është në fazën përfun dimtare të përgatitjeve për debutimin e saj në edicionin e ri të Ligës së Kampioneve, një aventurë që këtë sezon nis me përballjen ndaj ekipit islandez të Breidablik.

Kampionët e Shqipërisë do ta luajnë ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve në “Arena Egnatia”, përpara tifozëve të tyre, të martën e 8 korrikut në orën 21:00, ku objektivi është i qartë: të marrin një rezultat pozitiv, që do t’u japë siguri për ndeshjen e kthimit në Islandë.

Skuadra ka punuar me ritëm të lartë gjatë gjithë fazës përgatitore, ku ka zhvilluar disa miqësore për të testuar formacionin dhe për të konsoliduar grupin. Tani fokusi i të gjithëve është përqendruar te sfida me Breidablik. Ky është një moment historik për klubin dhe një provë e rëndësishme për ambiciet e Egnatias që, pas dominimit në kampionatin shqiptar, kërkon të lërë gjurmë edhe në arenën ndërkombëtare. Tifozët presin me padurim një paraqitje dinjitoze dhe rezultat që të mbajë të gjallë ëndrrën e kualifikimit.

DILEMA PËR “PYKËN” – Teksa Egnatia vijon punën intensive për sfidat europiane, trajneri Edlir Tetova përballet me një nga dilemat më të mëdha në prag të ndeshjeve zyrtare: kush do ta udhëheqë sulmin? Edhe pse grupi është i plotë dhe skuadra ka shfaqur formë të mirë në miqësore, zgjedhja e lojtarit për majën e repartit ofensiv mbetet ende një çështje e hapur për stafin teknik. Deri tani, Tetova i ka dhënë besimin Saliou Guindos, duke e aktivizuar si titullar në shumicën e testeve miqësore.

Sulmuesi afrikan ka qenë i pranishëm në ndërtimin e aksioneve, është angazhuar në presing dhe ka dhënë ndihmën e tij për të mbajtur lart ritmin e skuadrës. Por, ajo që mungon dhe që për një sulmues është thelbësore, janë golat. Guindo nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës në këto sfida përgatitore, çka ka shtuar dyshimet për efikasitetin e tij në fazën e finalizimit. Pavarësisht se Egnatia ka arritur rezultate pozitive në miqësore dhe ka treguar një lojë të organizuar, mungesa e konkretizimit nga sulmuesi kryesor ka sjellë reflektim në stafin teknik. Në këtë situatë, në prapaskenë qëndron edhe një tjetër emër, Soumaila Bakajoko.

Sulmuesi ka pritur me durim shansin e tij, duke punuar fort në stërvitje dhe shpresuar në një hapësirë për të treguar veten. Deri tani, tekniku ka preferuar t’i besojë përvojës së Guindos, por nuk përjashtohet që Bakajoko të marrë minuta dhe të ketë mundësinë të bëjë diferencën. Me ndeshjet zyrtare që afrohen, koha për prova po mbaron. Edlir Tetova është i ndërgjegjshëm se në garat europiane çdo detaj bën diferencën, ndaj zgjidhja për repartin e avancuar duhet të vijë shpejt. Për momentin, Guindo gëzon besimin e stafit, por konkurrenca është e hapur dhe Bakajoko mbetet një “as nën mëngë” që mund të befasojë në momentin e duhur.

Related Posts

VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë
Sport

VIDEO/ Eleminim dhe humbje e thellë, katastrofë e Egnatias në Champions, kampionët e Shqipërisë turpërohen në Islandë

15/07/2025
VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë
Sport

VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

15/07/2025
Mendimet e ekspertëve rusë/ A janë shumë 3 milionë për Mirlind Dakun?
Sport

Mendimet e ekspertëve rusë/ A janë shumë 3 milionë për Mirlind Dakun?

15/07/2025
E ardhmja e Calhanoglu, Presidenti i Interit shuan dilemat
Sport

E ardhmja e Calhanoglu, Presidenti i Interit shuan dilemat

15/07/2025
Teuta lë Durrësin për fazën përgatitore, tregon axhendën e ndeshjeve miqësore

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

15/07/2025
VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

VIDEO/ Eleminim dhe humbje e thellë, katastrofë e Egnatias në Champions, kampionët e Shqipërisë turpërohen në Islandë

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al