Një punonjës policie në Gjirokastër është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Raportohet se i plagosuri, Sotiraq Alika, është punonjës policie në pikën kufitare të Kakavijes. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.
Policia e Gjirokastrës ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e sotme, ku efektivi i policisë Sotiraq Alika ka qëlluar veten me armën e shërbimit. Aktualisht ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende. Ja njoftimi i Policisë Gjirokastër për ngjarjen.
Rreth orës 21:30, në banesën e tij, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, punonjësi i policisë së DRKM Gjirokastër, S.A, 58 vjeç, është vetë plagosur me armë zjarri. Menjëherë është shoqëruar për në spitalin rajonal Gjirokastër për ndihmê mjekesore ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.









