E përfshirë në projektin “100 fshatrat”, Qelza në Bashkinë e Pukës po përjeton dhe rikthimin e shpresës, e bashkë me të dhe rikthimin e banorve që e braktisen. Një atraksion turistik ku ndërthuren malet e larta, luginat, pasqyra ujore e liqenit të Komanit buzë brigjeve të të cilit qëndrojnë ende kullat shekullore të mbuluara me rrasa prej guri , Qelza pritet të kthehen në një prej destinacioneve të njohura për turistët. Bashkia e Pukës menjëher pas vendimit qeveritar ka filluar punen në terren për hartimin e projekteve të infrastrukturës, çfarë sipas kreut të bashkisë Gjon Gjonaj i jep start ëndrrës së kahershme të mbarë pukjanëve. Shtëpitë janë të mbuluar me pllaka guri si në Gjirokastër dhe herë pas here mes tyre ka vetëm rrugica të ngushta që të kujtojnë fshatrat e Bregut. Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj thot se menjëherë ka filluar puna në terren ku po bëhet një studim i hollësishëm i zonës, ndërkohë që është ngarkuar një grup specialistësh urbanistë për hartimin e projekteve.