• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Qenke bilbil nga goja ti”, zaptuesi i pronës së Petrit Lulos zihet ngushtë nga gazetarja (VIDEO)

05/10/2022
“Qenke bilbil nga goja ti”, zaptuesi i pronës së Petrit Lulos zihet ngushtë nga gazetarja (VIDEO)

Stop trajtoi problemin e qytetarit Petrit Lulo në Piqeras, Bashkia Himarë, për një tokë që ia ka zaptuar komshiu i tij. Ai nuk po mundet të rrethojë pronën e vetë, edhe pse ka një leje për këtë. Inspektori i policisë së zonës dhe polici bashkiak i pezullojnë punimet për rrethimin e pronës me pretekstin se ka një konflikt me palën tjetër, Eduard Veliun, i cili në fakt është zaptuesi i tokës së Lulos dhe që për ironi të fatit punon në IKMT-në e Bashkisë Himarë.

Polici bashkiak i Himarës i thotë gazetares së Stop se do t’i prishë rrethimin qytetarit, kur në fakt kjo gjë nuk është fare në kompetencat e tij.

Gazetarja e Stop pyet zaptuesin e rrugës, Eduard Veliu, se çfarë dokumentesh ka për tokën. Ai pretendon se ka përfituar servitutin me vendim të Këshillit Bashkiak në vitin 2014, por nuk tregon asnjë dokument për këtë.

“Ka një servitut kalimi nga këshilli bashkiak i asaj kohe dhe nga Prefektura. Unë i kam dorëzuar letrat dje. E kam në proces legalizimi. Sa për informacion, kjo është tokë e rrëshkitshme. Dhe këtë tokë e kam mbajtur unë sepse më rrezikonte te shtëpia. Dhe ky zotëria nuk ka leje për atë gardh që po bën. Qenke bilbil nga goja ti, i paske mësuar shumë mirë ligjet ti”, shprehet Eduard Veliu.

Për të konfirmuar se çfarë dokumentesh ka Eduard Veliu, gazetarja e Stop, Odeta Gjevori, iu drejtua Bashkisë së Tiranës. Në një komunikim në telefon me shefin e Urbanistikës në këtë bashki, ky i fundit shprehet skeptik që Eduard Veliu të ketë dokumentin që pretendon nga ana e Bashkisë së Himarës.

Sipas tij, dokument për servitut kalimi nuk aplikoheshin shpesh nga Bashkia e Himarës, pikërisht për faktin se shkaktojnë konflikt mes palëve.

“Ka marrë ndonjë gjë nga bashkia ky personi se mua s’më tingëllon i njohur si emër domethënë. Ka ndonjë shkresë? Këshilli Bashkiak, të paktën në dijeninë time që nga 2015 nuk jep më servitute. Nga 2015 e këtej ajo ka kaluar në Kodin Civil, dhënia e sevitutit. Pra, gjithmonë me vendim gjykate. Më përpara miratohej në Këshill Bashkiak servituti i kalimit. Pra kur dikush kishte një shtëpi dhe nuk shkonte dot apo dikush kishte një tokë bujqësore ta punonte dhe nuk shkonte dot. Këto ishin dy rastet. Në qoftë se ka, sipas atij, një vendim të Këshillit Bashkiak që atij i lejohet servituti i kalimit në një skicë përkatëse bashkangjitur, ai duhet ta paraqesi te ju. Zakonisht Këshilli Bashkiak i ka shmangur këto historisë e servituteve sepse gjithmonë sjellin konflikte dhe duke qenë se zonat janë të pa menaxhuara nga ana e pronësisë gjithmonë ka pasur probleme mbivendosje interesash dhe pretendimesh. Kështu që Këshilli Bashkiak vetëm në ndonjë rast shumë ekstrem mund të ketë marrë ndonjë vendim. Në raste të tjera i shmang këto se mund të ndodhi t’i zgjidhë në terren. Bashkia e Himarës në 2015 është bashkuar me zonën e Lukovës. Ai po e ka marrë para 2015, i bie ta ketë marrë nga Këshilli Bashkiak i Lukovës që ka qenë komuna e Lukovës dikur”, thotë shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Himarës, Gentian Stratobërda.

Emisioni Stop ka bërë kërkesë zyrtare për të marrë informacion lidhur me dokumentet dhe do ta ndjekë deri në fund problemin e qytetarit Petrit Lulo të cilit i kanë zaptuar tokën. /tvklan.al

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al