• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë

07/12/2025
Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë

Në Kroaci, ka nisur të diskutohet mundësia e ngritjes së një padie kundër Shqipërisë, pas një incidenti të fundit, ku mbeturina nga Shqipëria u transferuan përmes rrugës detare dolën në brigjet e Dubrovnikut.

Këtë çështje e ka ngritur anëtarja e Këshillit të qytetit të Dubrovnikut dhe avokatja Viktorija Knežević, e cila deklaroi se mund të merret një hap i tillë, por ekziston mundësia të jetë e pasuksesshme.

“Pas një hulumtimi të thellë mbi këtë temë, përgjigjja është se teorikisht mundemi, por në praktikë është shumë e vështirë të kemi sukses, çka nuk do të thotë që duhet të heqim dorë nga kjo ide, nëse asgjë tjetër nuk ndihmon. Kjo për faktin se mbetjet detare vijnë nga burime të ndryshme, kalojnë kufijtë, ndryshojnë drejtimin në varësi të erërave dhe rrjedhave, dhe provimi i përgjegjësisë ‘të një shteti’ në një sistem kaq të ndërlikuar është shumë i vështirë. Kjo është arsyeja pse mundësitë për të pasur sukses në një paditje janë të kufizuara,” tha Knežević.

Ajo theksoi se pyetja më e rëndësishme tani është se çfarë mund të bëjmë për të parandaluar që plazhet të mbushen përsëri me mbeturina. Duke theksuar se problemi është shumë më i madh sesa duket.

“Kjo që ka dalë në plazhet tona është vetëm rreth 20% e mbetjeve totale. Rreth 80% e tyre fundoset në fundin e detit. Pra, ajo që kemi parë pas jugut është vetëm maja e ajsbergut dhe ngarkesa e vërtetë mbetet nën ujë, ku nuk e shohim, por që e ndjejnë ekosistemi ynë, peshkatarët, turizmi dhe shëndeti i detit. Prandaj është e rëndësishme të theksohet: zgjidhjet tashmë ekzistojnë. Nuk na duhen konventa të reja apo protokolle padish, duhet vetëm të aktivizojmë ato që kemi”, shtoi Knežević.

Knežević theksoi se Konventa e Barcelonës detyron të gjitha shtetet e Mesdheut, përfshirë Shqipërinë, që të reduktojnë mbetjet që përfundojnë në det. Ajo theksoi se Shqipëria mund të kërkojë që Adriatiku Jugor të shpallet një zonë me prioritet dhe përmendi një projekt të përbashkët Shqipëri–Kroaci me UNDP-në që mund të zgjerohet në grykat e lumenjve dhe deponitë problematike.

“Shqipëria është në procesin e anëtarësimit në BE dhe kjo i jep Kroacisë një mjet të fuqishëm për të kërkuar rezultate konkrete dhe të matshme në mbrojtjen e Adriatikut. Bashkëpunimi adriatik (HR–AL–CG–IT) mund të forcohet menjëherë, pa nevojën për marrëveshje të reja, mekanizmat ekzistojnë tashmë. Dhe më e rëndësishmja: këto nuk janë ide teorike,” shtoi ajo.

Knežević gjithashtu theksoi se modelet e tilla kanë funksionuar tashmë në Detin Baltik, ku shtetet e bashkuara arritën të reduktonin në mënyrë drastike sasinë e mbetjeve në bregdetin e tyre përmes një plani të përbashkët veprimi. Po ashtu, në lumin Rajna, gjashtë shtete kanë zgjidhur ndotjen katastrofike përmes zbatimit sistematik të marrëveshjeve ekzistuese.

“Projekte të UNEP/MAP, kur aktivizohet Plani Rajonal për mbetjet detare, rezultatet janë të matshme. Pra, ne mund ta zgjidhim këtë. Dhe ta bëjmë me përdorimin e mençur të instrumenteve ndërkombëtare që ekzistojnë dhe të cilat kemi të drejtën t’i përdorim. Sepse kjo mbeturinë nuk ka ardhur këtu. Por këtu përfundon. Dhe prandaj duhet të kërkojmë me kokë të ftohtë që sistemi të aktivizohet përfundimisht për të mbrojtur bregdetin dhe qytetarët e Kroacisë,” përfundoi Knežević.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg – Balkanweb.com – News24

“Synimi 3 pikët, besoj te ekipi”, Maran në konferencë: Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg

11/11/2026
Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg – Balkanweb.com – News24

Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al