• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria Merkel vendos të censurojë Facebook-un

05/04/2017
Qeveria Merkel vendos të censurojë Facebook-un

Kabineti qeveritar në Gjermani ka miratuar projektligjin e ri për të frenuar komentet me bazë urrejtjeje apo lajmet e rreme nëpër rrjetet sociale.Kabineti i drejtuar nga Kancelarja Angela Merkel ra dakord këtë të mërkurë mbi rregulloren që do të vendosë gjoba deri në 50 milionë euro ndaj rrjeteve sociale që dështojnë të heqin në mënyrë të shpejtë materialet ilegale, siç janë fjalimet me baza urrejtjeje apo lajmet e rreme shpifëse dhe denigruese.

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas tha se kompanitë që ofrojnë platforma “online” janë përgjegjëse për heqjen e komenteve të palejueshme.

“Sikurse edhe nëpër rrugë, nuk mund të ketë vend për nxitje kriminale as në rrjetet sociale”, tha Maas. Ministri shtoi më tej se masa për të luftuar fjalimet e urrejtjes dhe të ashtuquajturat “fake news” do të duhet të ngrihet në nivel europian që të jetë edhe më shumë efektive.

Projektligji, gjithsesi ka nevojë për miratimin parlamentar tashmë.

Rreth dy javë më parë, Heiko Maas tha se përpjekjet vullnetare të rrjeteve sociale për të zgjidhur këtë problem nuk kanë qenë të mjaftueshme deri më tani. Propozimi kërkon nga faqet “online” që të ofrojnë linja ndihmëse 24 orë në 24, si dhe të fshijnë përmbajtjet e raportuara brenda 7 ditësh.

Rrjetet sociale si “Twitter” dhe “Facebook” po përmirësoheshin në trajtimin e përmbajtjeve të paligjshme, vlerësoi Maas, por që të dyja këto kanë ende shumë punë për të bërë. Maas citoi disa hulumtime, që thonë se “Twitter” fshin vetëm 1% të fjalimeve me baza urrejtjeje që bëhen nga përdoruesit e saj, ndërsa “Facebook” vetëm 39% të tyre. “Kjo është ende e pamjaftueshme”, u shpreh ai.

Racizmi dhe urrejtja besohen të jenë bërë mbizotëruese në mediet sociale në Gjermani pas mbërritjes së një numri tejet të madh refugjatësh në vitin 2015.

Çdo përmbajtje që është “qartësisht kriminale” duhet të hiqet brenda 24 orësh, sipas kushteve të vendosura në projektligj. Nëse pas një hetimi rezulton që përmbajtja të jetë kriminale, atëherë ajo duhet të hiqet brenda 7 ditëve. Njerëzit që publikojnë përmbajtje ilegale duhet të informohen mbi fshirjen e tyre.

Projektligji i propozuar u kërkon rrjeteve të punojnë me staf të kompletuar, me sisteme raportuese për çdo orë dhe të emërojnë një person përgjegjës për trajtimin e ankesave. Ky person mund të përballet me një gjobë individuale deri në 5 milionë euro, nëse kompanitë shkelin ligjet që mbikëqyrin publikimin e materialeve.

Maas tha se ligji mund të aplikohet edhe ndaj artikujve të ashtuquajtur “fake news”, nëse rezulton që të jenë gojëlëshuar, diskreditues apo shpifës. “Facebook” nuk komentoi drejtpërdrejt propozimin e këtij ligji, por tha se testimet që ka kryer tregojnë se rrjeti social ka hequr një përqindje më të madhe të përmbajtjeve të paligjshme, nga sa pretendon ministri gjerman i Drejtësisë. Rrjeti social tha se pritet të punësojë rreth 700 persona në Berlin deri në fund të këtij viti për t’u angazhuar në përpjekjet për të shqyrtuar materialet e raportuara.

Gjithsesi, shoqata e tregtisë dixhitale, “Bitkom” e ka kritikuar këtë projektligj. Duke folur për “Financial Times”, ajo tha se kërkesa për të hequr materialet brenda 24 orësh në faqe që kanë mbi një miliard postime në ditë është “krejtësisht e pamundur për t’u zbatuar në aspektin operacional”./TCH

Related Posts

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet
Kryesore

Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jasir Asani “godet” në Iran, i dhuron 3 pikë Esteghlal (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Asani, një “bomber” në Iran, futet në garën për “Këpucën e Artë” (VIDEO)

24/10/2026
Jasir Asani “godet” në Iran, i dhuron 3 pikë Esteghlal (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Asani, një “bomber” në Iran, futet në garën për “Këpucën e Artë” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al