• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria ‘Rama 2’, emrat e ministrave që ikin dhe vijnë

22/08/2017

Burime nga selia e Kryeministrisë tregojnë se është përfunduar struktura e qeverisë së re, e cila mesa duket do të ketë disa bashkime të ministrive aktuale.

Kështu, thuhet se do të bashkohet Bujqësia me Mjedisin, Turizmi me Kulturën dhe Sportin, Ekonomia me Energjinë dhe Zhvillimi Urban me Pushtetin Vendor. Po ashtu diskutohet për një ministri të re të Thesarit, si dhe një tjetër të Gruas dhe Rinisë.

Për sa u takon emrave, flitet për një valë ndryshimesh të qeverisë së para marrëveshjes së 17 majit, ku një pjesë e figurave politike me eksperiencë do të kalojnë në drejtimin e grupit dhe komisioneve parlamentare.

Ende nuk dihet nëse qeveria e re do të ketë një përqindje të lartë grash, por mbase kjo është gjëja më e lehtë të parashikohet, po të kihet parasysh Rama si flamurtar i barazisë gjinore. Ashtu sikundër nuk është e vështirë të parashikohet rikthimi i Fatmir Xhafajt në Punët e Brendshme, si dhe konfirmimi i Damian Gjiknurit. I pari krijoi në pak kohë një profil të pakontestueshëm, ndërsa i dyti, përveçse vlerësohet si një ndër më të suksesshmit e mandatit të parë dhe më të besuarit e kryeministrit, i dha Ramës dy fitore spektakolare: Dibrën dhe Vlorën.

Nëse rezultati në zgjedhje do të jetë një kriter, disa prej ministrave udhëheqës të qarqeve mund të mos konfirmohen. Ndërkohë, më e pakta që mund të parashikohet është rikthimi i Lindita Nikollës, që e nxori Partinë Socialiste bindshëm fituese në Qarkun e Lezhës, për herë të parë pas 10 vitesh të dominuara nga Partia Demokratike.

Sidoqoftë, Edi Rama nuk ia ka përtuar surprizave, edhe kur pushteti i tij në parti dhe mbështetja në popull kanë qenë shumë më të diskutueshme sesa sot.

Sot ai vjen nga një triumf i paparashikuar, mbi shumë armiq njëherësh, në një lojë shahu, ku ai e provoi veten si i vetmi shahist në lojë. Nëse qeveria e re do të jetë një lëvizje e radhës në skakierë, atëherë çdo parashikim mund të rezultojë nul, në momentin kur shefi i vjetër dhe i ri i qeverisë do të shpallë ekipin e tij të radhës për ekzekutivin shqiptar.

Por mes këtyre informacioneve dhe supozimeve, një vendim i Ramës duket se është i pandryshueshëm. Gramoz Ruçi do të jetë në krye të Kuvendit të Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme!

Tani për tani nuk dihet ende çfarë do të bëjë Rama me ndarjen e mandatit të deputetit nga posti i ministrit, pasi përvoja e 4 viteve të para nuk dha ndonjë rezultat politik lidhur me këtë çështje. Burime qeveritare thanë për Top Channel se, Rama nuk ka vendosur gjithashtu as kur do ta shpallë qeverinë e tij të re. Opsionet janë dy, që ta shpallë të dielën në mbledhjen e Asamblesë socialiste, ose një ditë më pas. Por, kurdo që ta bëjë, është e sigurtë se fillimi i javës tjetër e gjen vendin me qeverinë e re socialiste “Rama 2”./tch

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Rikthimi te suksesi, Edi Martini: 3 pikë për të marrë frymë lirisht, objektivat dihen

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al