• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria “Rama 2”, këto janë të gjitha drejtoritë që shkriu Niko Peleshi

27/08/2017
Qeveria “Rama 2”, këto janë të gjitha drejtoritë që shkriu Niko Peleshi

Reforma që Edi Rama premtoi gjatë fushatës për “shkuljen e parazitëve nga administrata”, kalon përmes PD apo LSI. Votat e njërës apo tjetrës parti në opozitë, i duhen Ramës për kalimin e një reforme të dytë territoriale që kërkon 84 vota. Me shumë gjasa votat për kalimin e kësaj reforme, Edi Rama shpreson t’i gjejë nga një konsensus me Partinë Demokratike. Pas 8 vjetësh që ishte në pushtet, njerëzit e LSI janë shpërndarë kudo në administratë dhe nga shkrirja e këtyre institucioneve ata do të jenë të parët që do ta pësojnë.

Por para se të mendojë për votat e partive të opozitës, PS ka nisur punën për për projektin e shkrirjes së drejtorive dhe agjensive “të tepërta” në shtet.

Ndarja e re e territorit, për herë të parë u përmend në Asamblenë e PS-së nga Niko Peleshi. Shqipëria ndahet në 4 krahina sipas kësaj reforme, tha ai. Në bazë të këtyre krahinave ndodh edhe shkrirja e drejtorive dhe krijimi i drejtorive dhe agjensive të reja.

Nga ato që ka parashikuar Niko Peleshi, janë shkrirë gjithsej 37 agjensi varësie dhe shumë drejtori.

“Jemi duke marrë një reformë territoriale, kemi organizuar territorin e Shqipërisë sipas pikëpamjes zhvillimore në 4 rajone të mëdha. Propozojmë 4 agjensi rajonale të sistemit shëndetësor, pra nga 1 agjensi për çdo rajon. 4 drejtori të sigurisë së cilësisë së arsimit, që do të zëvendësojnë 13 agjensitë arsimore rajonale. 4 agjensi rajonale të mjedisit. Shërbimi social shtetëror nga 12 të organizohet në 4. Dhe në një perspektivë jo afatshkurtër, edhe degët rajonale të thesarit pas përfundimit të procesit të digjitalizimit të mund të dekoncentrohen në 4 nga 36 që janë sot” u shpreh Peleshi sot në Asamble./ Lapsi.al

DREJTORITE QE SHKRIHEN TEK DISA PREJ MINISTRIVE
 

Tek Ministria e Bujqësisë

Shkrihen drejtoritë e Bujqësisë
 

Tek Ministria e Financave

Drejtoria e Tatimeve shkrihet me atë të Doganave në Agjensinë Kombëtare të të Ardhurave

 

Tek Ministria e Shëndetësisë

Shkrihen 11 drejtori dhe autoritete rajonale shëndetësore në 4 agjensi të përkujdesit rajonal
 

Tek Ministria e Brendshme

Drejtoritë e Rezervave Materiale dhe Emergjencat Civile shkrihen në Agjensisë e Mbrojtjes Civile

 

Tek Ministria e Mirëqënies Sociale

Shkrihen 12 Drejtori të Shërbimit Social Shëndetësor në 4 drejtori për 4 rajone
 

Tek Ministria e Arsimit

Shkrihet Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe Inspektoriati i Arsimit për të krijuar Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar

Shkrihen 13 drejtori të Arsimit në 4 drejtori të arsimit parauniversitar
 

Tek Ministria e Ekonomisë

Shkrihet Drejtoria e Akreditimit me Drejtorinë e Standardizimit. Krijohen Agjensia e Akreditimit dhe Standardizimit

 

Tek Ministria e Zhvillimit Urban

Shkrihet Enti i Banesave, krijohet Fondi i Strehimit

ALUIZNI integrohet në Ndërmarrjen e Hipotekimit

 

Tek Ministria e Mjedisit

Agjensia Kombëtare e Mjedisit bashkohet me Agjensinë për Zonat e Mbrojtura

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al